“Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara” (MEDPAK) është organizatë jo fitimprurëse, që mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, me qendër në Tiranë dhe me degë në disa qarqe te vendit. MEDPAK punon me programe në partneritet dhe të mbështetura kryesisht nga donatorë të huaj dhe vendas si dhe në partneritet me institucionet që punojnë për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Në kudër të projektit “Pa Pengesa – Modele për përfshirjen sociale” (Mind the Gap – Model for Social Inclusion), që po zbatohet në bashkëpunim me bashkinë Peqin për një periudhë 2 vjeçare, financuar nga Programi IADSA, kërkon të punësojë lehtësues workshopesh për projektin për një periudhë 18 mujore.
Kriteret që kërkohen për përzgjedhjen e lehtësuesit:
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në degët: e shkencave sociale ose të mësuesisë
- Te ketë eksperience pune mbi 3 vjet, përbën përparësi puna e mëparshme në OJF.
- Të ketë njohuri të gjuhës së huaj në anglisht ose italisht.
- Të ketë aftësi komunikimi të mira me partnerët dhe të jetë bashkëpunues në punën me ta.
- Të njohë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në veçanti dhe të punojë për zbatimin e tyre.
- Të ketë aftësi në përgatitjen e plan aktiviteteve dhe raporteve për punën e kryer.
- Të ketë aftësi menaxhimi dhe të bashkëpunojë me partnerët në zbatimin e projektit.
- Të jetë korrekt dhe të respektojë kodin e etikës së shoqatës dhe protokollin e punës me personat me aftësi të kufizuara
Përgjegjësitë:
- Lehtësuesi do të jetë në varësi direkt të kryetarit të shoqatës si dhe menaxherit të projektit.
- Do të përgjigjet në mbarëvajtjen e aktiviteteve të projektit për organizimin e workshopeve gjatë zbatimit të projektit.
- Do të zbatojë aktivitetet e projektit sipas planifikimit mujor dhe gjashtëmujor.
- Do të hartojë planet mujore dhe do të raportojë çdo muaj dhe më gjatë , njëherë në gjashtë muaj me shkrim për zhvillimin e aktiviteteve të projektit.
Vendi i punës i lehtësuesit do të jetë Qendra Burimore MEDPAK në Peqin
(përfunduar)
MEDPAK Mbrojtje e Personave me Aftësi të Kufizuara