Sunday , July 19 2026

Kërkohen Vullnetarë në qytetin e Korçës, Librazhdit dhe Peqinit

Shoqata MEDPAK  kërkon Vullnetarë!

Mbrojtja të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, është shoqatë jo qeveritare dhe  jo fitimprurëse , që punon për realizimin e të drejtave të personave me aftesi të kufizuara, e regjistruar në mars të 2006 me vendim No.1620 datë 06.03.2006 të gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

Në kudër të gjithë ndryshimeve në fushën e zhvillimit të shoqërisë edhe për rritjen e shumëllojshmërisë dhe cilësisë  së  shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, shoqata MEDPAK kërkon vullnetarë në qytetin e Korçës, Librazhdit dhe Peqinit.

Vullnetarët e përzgjedhur  do të japin shërbime në Qendrat Komunitare në këto tre qytete si dhe shërbime në familje.

Kriteret që kërkohen për vullnetarët :

  • Të ketë mbaruar ose te jete ne vazhdim të shkollës së lartë në degët: punë sociale, mësuesi, psikologji dhe ne studimet master të shkencave sociale ose te edukimit, mund të jenë edhe persona të dalë në pension apo nxënës të shkollës së mesme.(mosha nuk ka rendesi)
  • Të ketë aftësi komunikimi të mira me personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit apo kujdestarët e tyre, të jetë kreativë kur punon apo i shoqëron ata .
  • Të njohë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe të punojë për zbatimin e mbrojtjen e tyre nga cdo individ dhe institucion që i shkel ato.
  • Të jetë korrekt dhe të respektojë kodin e etikës së shoqatës dhe protokollin e punës me personat me aftësi të kufizuara
  • Të ketë vullnet dhe dëshirë për të rritur kapacitetet e veta profesionale ne fushën e aftësisë së kufizuar, pasi gjatë punës së tij si vullnetar do ti ofrohen trajnime në fushën e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara

Pergjegjësitë:

  • Vullnetarët do të jenë në varësi direkte të koordinatorëve te MEDPAK në këto bashki
  • Do të asistojnë një ose disa persona me aftësi të kufizuar në shkollë, në Qendrën komunitare apo në shtëpi .
  • Vullnetarët sipas përzgjedhjes së tyre mund të japë shërbime në Qendrat komunitare, shk apo në familje për personin me aftësi të kufizuara , i përzgjedhur nga ai ose kujdestari i tij.
  • Gjatë kohës që do të jenë vullnetarë të pranë shoqatës MEDPAK do të marrin pjesë në gjithë trajnimet që organizohen nga MEDPAK në projekte të ndryshme..

Personi që dëshiron të aplikojë si vullnetar  të dërgojë : një letër interesi dhe  CV,  duke shprehur qartë se përse mendon se mund të jetë i përshtatshëm për të punuar vullnetarisht në shoqatën MEDPAK si dhe kohën që mund të punojë (sa orë në javë/muaj ) në  adresën: info@medpak.al, deri ne daten 15 tetor 2016.

(PERFUNDUAR!)



Lexo gjithashtu

MEDPAK kërkon lehtësues workshopi – Peqin

“Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara” (MEDPAK)  është  organizatë jo fitimprurëse, …