Thursday , July 2 2026

Projekti “Punësimi i të rinjve në vëndin e tyre të lindjes – sfidë për ne” #2

Shoqata SOEK-In ‘Qendra Rinore Librazhd’ në partneritet me shoqatën MEDPAK po zbatojnë projektin “Punësimi i të rinjve në vëndin e tyre të lindjes – sfidë për ne”, në dy bashkitë Librazhd dhe Prrenjas. Ky projekt po zbatohet në kuadër të nismës Ballkanike Rinore: Lidhja e Arsimit, Aftësive dhe Potencialit të Partneritetit në Praktikën Rajonale të Punësimit, e koordinuar nga Junior Achievement in Serbia, me mbështetjen financiare të BE-së.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, është blerja e 30 koshere bletësh.

Për të gjithë të interesuarit të cilët shesin bletë, ju lutemi të paraqitni ofertën tuaj me email ne adresën info@medpak.al ose në zarf të mbyllur pranë zyrës së MEDPAK, në adresën: Shoqata MEDPAK, Rruga Qazim Murtini, ndertesa nr 13, lagja nr 2, Librazhd,Shqipëri , brenda datës 25.05.2022.

 


Lexo gjithashtu

Kerkese per oferte! Blerja e 30 koshere bletesh ne kuader te projektit “Punesimi i te rinjve ne vendlindjen e tyre – nje sfide per ne”

Shoqata SOEK-In ‘Qendra Rinore Librazhd’ në partneritet me shoqatën MEDPAK po zbatojnë projektin “Punësimi i …