Friday , June 27 2025

Buletin i përtremuajshëm i organizatës “MEDPAK”

Ky buletin del në kuadër të projektit: “Promovimi i të drejtave të fëmijëve në arsim dhe zhvillimi tërësor i tyre”, i cili po zbatohet nga “Save the Children” në partneritet me Shoqatën “MEDPAK’ dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale të qyteteve: Korçë, Vlorë, Gjirokastrër, Dibër, Elbasan, Burrel, Durrës.

imgProjekti ka për qëllim promovimin e të drejtës për arsim dhe zhvillimin tërësor të fëmijëve, duke parandaluar çdo formë diskrimini ndaj tyre. Projekti zbatohet në 14 shkolla 9 vjeçare: Qemal Mici, Durrës, “Najzi Mastori”, Sukth, “Avni Rustemi”, Vore, “Fadil Gurmani”, Elbasan, “Vasil Belshi”. Shtermen, “Urani Rumbo”, Gjirokaster, “31 Korriku” dhe “Ali Metra”, Burrel, “Demir Gashi”dhe “Haki Stermilli“, Diber, “Sevasti Qiriazi”, Korçë, “Balil Perlari”, Vlorë.

Për të realizuar qëllimin e lartpërmendur puna është fokusuar në disa drejtime: në rritjen e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të aktorëve përgjegjës mbi zbatimin në praktikë të arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara, në ngritjen dhe konsolidimin e komisioneve të njësive vendore arsimore, të cilat kanë në përbërje të tyre: specialiste të arsimit, punonjës të shërbimit psiko-social në shkolla, mësues, punonjës të zyrave të shërbimi socialë në bashkitë përkatëse, si dhe punonjës shëndetësie (mjek specialist).

imgPërmes informacioneve që përmban buletini “Një botë ndryshe’, prindërit, punonjëst e arsimit, nxënësit dhe anëtarët e tjerë të komunitetit do të informohen rreth kuadrit ligjor, çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, detyrat dhe përgje- gjësitë e institucioneve arsimore, institucioneve të tjerë që punojnë në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, prindërve dhe aktorëve përgjegjës. Në rubrikat e buletinit mësuesit, prindërit, dhe vet nxënësit do të kenë mundësi të ndajnë përjetimet, eksperiencat dhe mbresat e tyre përmes shkrimeve dhe mesazheve që ata do të dërgojnë.

Ju ftojmë t’i bashkoheni nismës tonë për t’i ofruar lexuesëve në mënyrë të vazhdueshme shkrime dhe artikuj, të cilët do të sjellin në vëmendje çështje që lidhen drejtpërsëdrejti me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e tyre për t’u arsimuar sikurse dhe bashkëmoshatarët e tyre në kopshte e shkolla gjithëpërfshirëse.

Buletini “Një botë ndryshe” (pdf)

Lexo gjithashtu

Kerkese per oferte! Blerja e 30 koshere bletesh ne kuader te projektit “Punesimi i te rinjve ne vendlindjen e tyre – nje sfide per ne”

Shoqata SOEK-In ‘Qendra Rinore Librazhd’ në partneritet me shoqatën MEDPAK po zbatojnë projektin “Punësimi i …