Friday , April 25 2025

Memorandum bashkëpunimi

MEMORANDUM
“Së bashku për një jetë pa pengesa  për personat me aftësi të kufizuara “

Në kuadër të projektit  “Së bashku për një jetë pa pengesa  për personat me aftësi të kufizuara”  financuar nga UNDP, nisur nga interesi i përbashkët për mbrojtjen, dhe promovimin e të  drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar shoqatat: “ALTERNATIVE”, “MEDPAK, Qendra “Future for You” dhe “Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta”, organizata me bazë prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar, në Qarkun e Elbasanit  nënshkruan  një Memorandum bashkëpunimi: “Së bashku për një jetë pa pengesa  për personat me aftësi të kufizuara”

Qëllimi i këtij Memorandumi  është krijimi i Rrjetit të Prindërve i cili do të punojë për forcimin, njohjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Forumi Rajonal - Rrjeti i prinderve 178
Forumi Rajonal - Rrjeti i prinderve 171
Forumi Rajonal - Rrjeti i prinderve 179
Forumi Rajonal - Rrjeti i prinderve 008

Anëtarët e Rrjetit do t’i përmbahen parimeve të unitetit, të transparencës, të integritetit, të gjithëpërfshirjes, jokonfliktualitetit, mos përfshirjes dhe mospërdorimit nga grupime politike, konfidencialitetit dhe shmangies se konfliktit te interesave gjatë veprimtarisë së funskionimit të Rrjetit

Rrjeti do të synojë:

  1. Të insistojë pranë institucioneve përkatese për të mundësuar zbatimin e detyrimeve shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe akteve ndërkombëtare, ku shteti ynë është palë.
  2. Të sugjerojë përmirësimin e legjislacionit dhe përqasjen e tij me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në veçanti.
  3. Të ndërgjegjësojë komunitetin dhe ta sensibiliziojë atë  për krijimin e një kulture gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuar.
  4. Të japë kontribut në partneritet me institucionet akademike në fushën e studimeve shkencore për përmirësimin e jetës së PAK.
  5. Të bashkëpunojë me institucionet publike për monitorimin e ofrimit të shërbimeve publike dhe private në përputhje me standardet bashkëkohore.
  6. Të organizojë i fushata për të luftuar diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara .

Rrjeti është i hapur për të pranuar në radhët e tij cdo grupim prindërish e profesionistësh nga Qarku i Elbasanit , të organizuar në OJF.

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …