Në Qendrën Ditore për persona me aftësi të kufizuar në qytetin e Librazhdit, gjatë këtyre ditëve, disa nga të rinjtë me aftësi të kufizuar, bazuar në programin: “Rrugët për programe studimi të të rinjve për jetesë të pavarur ” janë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme.
Ata kanë filluar të mësojnë dhe aftësohen të rregullojnë dhe të mbajnë pastër ambjentin ku qëndrojnë, të servirin një kapuçino për miqtë e tyre si dhe të frekuentojnë ambjentet e lokaleve dhe të japin porosinë.
Përdorimi i lekëve do të jetë dhe aftësia që të rinjtë do të mësojnë në ditët në vazhdim.