Thursday , April 24 2025

Festimi i Vitit të Ri në Qendrën Burimore Koplik

Qendra Burimore MEDPAK, në Koplik, një projekt i përbashkët i shoqatës MEDPAK me Bashkinë Koplik dhe mbështetur nga Shoqata “Child’s Perspective” Hollande, këtë fundviti pati shumë miq.

Stafi i Qendrës punon shumë për ta bërë çështjen e aftësisë së kufizuar, çështje të zhvillimit të të gjithë shoqërisë në bashkinë Koplik e më gjerë, në tërë rrethin e Malësisë së Madhe.

Ndërgjegjësimi i komunitetit për tu ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara u shpreh edhe nëpërmjet dhuratave që Matura A e Gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik, ju bëri fëmijëve me aftësi të kufizuara për festat e fundvitit.

1484150
999917
1495184
1546247

Më madhështorja ishte në datën 27 dhjetor, kur kryetari i bashkisë Koplik z. Ramadan Lika dhe nënprefektja e Malësisë Madhe zonja Taze Lohja, mblodhën në Qendrën Burimore MEDPAK prindër dhe fëmijët e tyre me aftësi të kufizuara, festuan me ta dhe në fund ju dhuruan edhe disa dhurata të dhëna me shumë dashuri prej tyre.

Lexo gjithashtu

Thirrje për pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare

Kolegë të nderuar, Kjo është thirrje për pjesëmarrje në: KONFERENCËN E PARË NDËRKOMBËTARE MBI ARËSIMIMIN …