Saturday , June 28 2025

Workshop në Strugë: “Parandalimi i aftësisë së kufizuar”

“KËSHILLIMI PARA MBETJES SHTATZËNË – PJESË E RËNDËSISIIME E KUJDESIT PARA LINDJES”
Per te pasur nje shendet dhe zhvillim te mire te fémijeve, kujdesi duhet te filloje qe ne periudhen para konceptimit te fémijes, duke vazhduar me kujdesin gjate lindjes, e pas lindjes.

shtatzaniaE rendesishme eshte qe te gjitha grate te fillojne nje shtatzeni te deshiruar, ne kohen e pjekurise sociale dhe biologjike. Te ushqehen si duhet, te sigurojne shendet te mire, te mesojne si te mbrojne veten e tyre dhe foshnjen gjate shtatzeruse dhe t’u garantohet mbeshtetje emocionale ne periudhen kritike te jetes per fèmijen e tyre. Sherbime shendetesore cilesore per kujdesin para dhe pas lindjes duhet t’u ofrohen te gjitha nenave qe kane nevoje per te.

Aktualisht ndjekja e shtatzenise dhe e shendetit te gruas se moshes riprodhuese behet kryesisht nga qendra te specializuara, qe jane keshillimoret e nenes, te cilat jane te vendosura ne te gjitha qytetet e vendit ne sherbimin e Kujdesit Shendetesor Paresor dhe reparteve Obstetrik-Gjinekologjike ne spitalet e rretheve.

Nga te dhenat e kryera nga disa vezhgime te realizuara nga UNICEF, OBSH, etj, rezulton se rreth 95% e grave kane marre kujdes para lindjes, pra gjate shtatzenise, nga nje personei! afte mjekesor. Ne zonat urbaneky kujdes eshte ofruar ne rreth 73% nga mjeku specialist dhe 17 % nga mami-infermieret, ndersa ne zonat rurale ky raport eshte i kundert, ku rreth 50% e kujdesit ofrohet nga mami-infermiere. Objektivi i kujdesit para lindjes eshte qe te siguroje çdo grua shtatzene se shtatzerua do te perfundoje me lindjen e nje fémije te shendetshem dhe pa demtuar shendetin e nenes.

Kontrolli i kujdesshem para lindjes ne kohe dhe ben te mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet per lindjen e nje fémije te shendetshem dhe ne kohen e duhur. Kjo ben te mundur gjithashtu dergimln e nenes dhe fémijes ne qendra me te specializuara, ne rast se lindin probleme.

Ne menyre te permbledhur keshillimi para konceptimit perbehet nga:

  • Identifikimi i rreziqeve te mundshme, nepermjet historise riprodhuese dhe mjekesore familjare, gjendjes se ushqyerjes, ekspozimit ndaj ilaçeve, helmeve dhe problemeve sociale, per çdo grua qe deshiron te mbetet shtatzene.
  • Identifikimi i semundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugeve per re parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre.
  • Percaktimi i gjendjes gjenetike te çiftit.
  • Diskutimi i gjendjes se imunizimit (vaksinimet).
  • Kryerja e analizave te ndryshme, re cilat mund te jene te nevojshme.
  • Keshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshen apo nenpeshen.
  • Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare.
  • Vleresimi i kujdesit para lindjes dhe perparesite qe ai ofron pergjate shtatzenise, lindjes dhe periudhes se lehonise.

femija-870x290Gjatё muajve Nёntor dhe Dhjetor nё zbatimin e projektit:

Projekti “Aftёsia e Kufizuar dhe Parandalimi”  ёshtё duke ecur mirё. Aktivitetet janё organizur bazuar nё axhendёn e  planifikuar. Takimet me anёtarёt e komunitetit, mamatё, mamatё e reja, dhe ato qё shpejt do tё bёhen mama si dhe nxёnёsit e shkollave tё mesme na dhanё mundёsinё tё diskutojmё rreth nevojёs pёr parandalimin e aftёsisё sё kufizuar. Ndёrkohё qё takimi me anёtarёt e kёshillit tё komunёs sё Hotolishtit, Qukёs, Rrajcё, Lunik, si dhe tё kёshillit bashkiak nё Prrenjas  na dha mundёsinё tё diskutojmё me ҁdo komunё rreth pёrgjegjёsive tё tyre nё mundёsinё qё ato kanё nё ofrimin e shёrbimeve sociale pёr qytetarёt e tyre.

Nё pervjetorin e  “Ditёs Ndёrkombёtare tё Personave me Aftёsi tё Kufizuar” bashkёpunёtorёt tanё nё Strugё organizuan workshopin “Ajo ҁ’ka bёjmё ne pёr fёmijёt sot, ёshtё ajo qё fёmijёt do tё bёjnё pёr ne nesёr. Pёrfaqёsuesit e grupit shqiptar pёrfshinin Kryetarёt e komunave tё Rrajcё, Lunik, pёrfaqёsues tё bashkisё Prrenjas, Kryetari i Kёshiilit tё Bashkisё Librazhd dhe Komunes Rrajce, staffi i MEDPAK, mesues dhe prindёr. Nё takim kishte mjaft pёrfaqёsues nga Komuna e Strugёs, fёmijё e prindёr.

Gjatё workshopit, pёrfaqёsuesit e MEDPAK dhe Strugё folёn pёr arritjet e tyre. Ajo qe u diskutua ne workshop kishte tё bёnte me: gёzimin qё sjell ardhja e njё fёmije nё njё familje; puna dhe dёtyrat nё rritjen e fёmijёs; tё kuptuarit e shenjave kur fёmija mund tё shfaqё probleme nё kufizim aftёsish; nevojat pёr zbatimin e projektit “Aftёsia e Kufizuar dhe Parandalimi”; diskutimi i aktiviteteve tё zhviluara nga secili grup si dhe progresi I bёrё nga Bashkia Librazhd nё Shqipёri pёr ofrimin e shёrbimit social nё ngritjen e njё qёndre ditore pёr banorёt e komunitetit tё tij.

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …