- Partnerë: Bashkia Peqin
- Zbatues: Shoqata MEDPAK
- Kohëzgjatja: 15 tetor 2012-15 shtator 2013
Peqini është një qytet me rreth 9300 banorë she rreth 168 janë persona me aftësi të kufizuara:
- 116 persona me aftësi të kufizuara të lindura dhe të fituara gjatë jetës
- 36 persona me aftësi të kufizuara në shikim
- 16 persona të diagnostikuar me para dhe tetraplegji, pa përfshirë këtu personat me aftësi të kufizuara, invalid pune.
Për gjithë këtë grup në nevojë, në bashkinë Peqin nuk kishte të ngritur asnjë lloj shërbimi. Vlerësimin për aftësine e kufizuar dhe nevojat që ata kishin i merrnin në qytete të tjera të rajonit apo vendit si në Elbasan dhe Tiranë. Tani personat me aftësi të kufizuara kanë një Qendër në qytetin e tyre e cila do të lehtësojë jetët e tyre, për tu përfshirë me dinjitet në komunitetin ku jetojnë.
Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara u bë e mundur të hapet nga një projekt i përbashkët i Bashkisë Peqin me shoqatën MEDPAK dhe me nje donacion të Fondacionit Vodafone Albania.
Hapja e kësaj Qendre bëhet menjëherë pas ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara nga Parlamenti shqiptar në datën 16 Nëntor 2012 pasi, Parlamenti Shqiptar ratifikoi Konventën e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Qëllimi i projektit:
Ofrimi i shërbimeve psiko-sociale në Qendër dhe jashtë saj, në komunitet, për personat me aftësi të kufizuara me synim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe krijimin e një komuniteti gjithëpërfshirës.
Shërbime që do të ofrohen:
- Aftësim për jetën i Personave me Aftësi të Kufizuara
- Mbështetje dhe këshillim Psiko – Social.
- Vlerësim në ekip i nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe referim rasti për shërbime më të specializuara
- Informim i prindërve dhe familjarëve të personave me aftësi të kufizuara me të drejtat e tyre dhe edukimi i tyre si ti mbrojnë e ti zbatojnë këto të drejta.
- Organizim trajnimesh, takime me prindër dhe anëtarë të komunitetit me tematikë Aftësia e Kufizuar – çështje e zhvillimit të të gjithë shoqërisë.
- Takime individuale dhe në grup me prindër të personave me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë të tyre.
- Vizita në familje dhe shërbime direkt personave me aftësi të kufizuara në familje dhe Qendër.
- Advokaci, lobim dhe këshillim.
- Aktivitete sociale dhe argëtuese për persona me aftësi të kufizuara.
- Ndërgjegjësimn i komunitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara duke synuar krijimin e nje komuniteti gjithëpërfshirës.
Shoqata MEDPAK merr përgjegjësi jo vetëm për menaxhimin e kësaj Qendre por do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e prindërve në Bashkinë Peqin me qëllim që vetë ata të kërkojnë zbatimin e legjislacionit në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve të tyre me aftësi të kufizuara.