Thursday , July 2 2026

Ofertë për Ekspert lokal për të hartuar një raport analitik që adreson sfidat kryesore dhe ofron rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse për vlerësimin bio-psiko-social

Date 18/04/2025

Emri i Organizatës:                  Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar

Adresa:                                      Pallati  13, Rruga Qazim Murtini, Librazhd

E-mail:                                       info@medpak.al

Afati i dorëzimit të ofertës:      28.04.2025

 

Lënda:                                   Ftesë për Ofertë

për procedurën me objekt: Ekspert lokal për të hartuar një raport analitik që adreson sfidat kryesore dhe ofron rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse për vlerësimin bio-psiko-social

Shoqata MEDPAK , mbështetur nga, është angazhuar në zbatimin e projektit “Forcimi i Llogaridhënies për Vlerësimin Bio-Psiko-Social dhe Përfshirjes së Komunitetit të personave me aftësi të kufizuar”, i cili fillon më datë 07.03.2025 dhe mbaron më 06.09.2025. Projetki zbatohet në 7 bashki të qarkut të Elbasanit. Projekti synon të:  Rrisë  llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve publike në procesin e zbatimit të vlerësimit bio-psiko-social, përmes përfshirjes aktive të prindërve, institucioneve dhe aktorëve të tjerë të interesuar, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, personat me aftësi të kufizuar.

Në zbatim të këtij projekti si dhe në zbatim të zërave të buxhetit:,  në zbatim të zërave të buxhetit 5.3 me fond limit 1575 Euro=154350 ALL (Njeqind e pesëdjetë e katër mijë e treqind e pesëdhjetë lekë ) pa TVSH.

Shoqata MEDPAK , fton subjektin Tuaj për të paraqitur ofertën sipas specifikimeve teknike dhe termave të referencës të paraqitura në TOR-s të dokumentacionit bashkëlidhur.

Objekti: Ekspert lokal për të hartuar një raport analitik që adreson sfidat kryesore dhe ofron rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse për vlerësimin bio-psiko-social.

  1. Ky shërbim do të shtrihet përgjatë periudhës së kohëzgjatjes së Kontratës së financimit të projektit bazuar në tabelën e realizimit të projektit;
  2. Specifikime Teknike
  • Subjekti kontraktues do të angazhohet për hartimin e një raporti analitik, sipas objektit të kësaj ftese në konsultim edhe me stafin e shoqatës .
  • Subjekti kontraktues do të angazhohet në ndjekjen e takimeve të fokus grupeve, hartimin e raportit dhe prezantimin e tij ne takimin përmbyllës të projektit
  • Subjekti do të angazhohet për një periudhë 21 ditore në muajt maj qershor, karrik dhe shtattor
  1. Thirrja do të qëndrojë e hapur 10 ditë.
  2. Dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje:
  • Formulari i ofertës sipas formatit bashkëlidhur;
  • Cv e aplikantit
  1. Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimi i plotë duhet të dorëzohet me e-mail në adresën info@medpak.al brenda datës 28.04.2025 ora 17.00

  1. Kriteri i përzgjedhjes së fituesit do të jetë: (sipas urdherit te prokurimit nr 1)

 

  1. Bashkëngjitur gjeni formulari i ofertës dhe Termat e References


Lexo gjithashtu

: Ekspert lokal për të hartuar një raport analitik që adreson sfidat kryesore dhe ofron rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse për vlerësimin bio-psiko-social

  Date 18/04/2025 Emri i Organizatës:                  Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi …