Date 18/04/2025
Emri i Organizatës: Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar
Adresa: Pallati 13, Rruga Qazim Murtini, Librazhd
E-mail: info@medpak.al
Afati i dorëzimit të ofertës: 28.04.2025
Lënda: Ftesë për Ofertë
për procedurën me objekt: Ekspert lokal për të hartuar një raport analitik që adreson sfidat kryesore dhe ofron rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse për vlerësimin bio-psiko-social
Shoqata MEDPAK , mbështetur nga, është angazhuar në zbatimin e projektit “Forcimi i Llogaridhënies për Vlerësimin Bio-Psiko-Social dhe Përfshirjes së Komunitetit të personave me aftësi të kufizuar”, i cili fillon më datë 07.03.2025 dhe mbaron më 06.09.2025. Projetki zbatohet në 7 bashki të qarkut të Elbasanit. Projekti synon të: Rrisë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve publike në procesin e zbatimit të vlerësimit bio-psiko-social, përmes përfshirjes aktive të prindërve, institucioneve dhe aktorëve të tjerë të interesuar, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, personat me aftësi të kufizuar.
Në zbatim të këtij projekti si dhe në zbatim të zërave të buxhetit:, në zbatim të zërave të buxhetit 5.3 me fond limit 1575 Euro=154350 ALL (Njeqind e pesëdjetë e katër mijë e treqind e pesëdhjetë lekë ) pa TVSH.
Shoqata MEDPAK , fton subjektin Tuaj për të paraqitur ofertën sipas specifikimeve teknike dhe termave të referencës të paraqitura në TOR-s të dokumentacionit bashkëlidhur.
Objekti: Ekspert lokal për të hartuar një raport analitik që adreson sfidat kryesore dhe ofron rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse për vlerësimin bio-psiko-social.
- Ky shërbim do të shtrihet përgjatë periudhës së kohëzgjatjes së Kontratës së financimit të projektit bazuar në tabelën e realizimit të projektit;
- Specifikime Teknike
- Subjekti kontraktues do të angazhohet për hartimin e një raporti analitik, sipas objektit të kësaj ftese në konsultim edhe me stafin e shoqatës .
- Subjekti kontraktues do të angazhohet në ndjekjen e takimeve të fokus grupeve, hartimin e raportit dhe prezantimin e tij ne takimin përmbyllës të projektit
- Subjekti do të angazhohet për një periudhë 21 ditore në muajt maj qershor, karrik dhe shtattor
- Thirrja do të qëndrojë e hapur 10 ditë.
- Dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje:
- Formulari i ofertës sipas formatit bashkëlidhur;
- Cv e aplikantit
- Afati dhe mënyra e aplikimit:
Aplikimi i plotë duhet të dorëzohet me e-mail në adresën info@medpak.al brenda datës 28.04.2025 ora 17.00
- Kriteri i përzgjedhjes së fituesit do të jetë: (sipas urdherit te prokurimit nr 1)
- Bashkëngjitur gjeni formulari i ofertës dhe Termat e References
MEDPAK Mbrojtje e Personave me Aftësi të Kufizuara