Saturday , June 28 2025

MEDPAK, Kampi veror, Koplik

{AF}

Korrik – Gusht 2013, Kamp veror në “Qendrën Burimore MEDPAK”, Koplik

imgNë muajit Korrik dhe Gusht, 2013, me fëmijët e “Qendrës Burimore MEDPAK”, Koplik u organizua një kamp veror. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e “Child’s Perspective”, Hollandë 

Ditët në pikën turistike të Razmës

Dita e parë dhe e tretë e kampit u kaluan në mjediset e pyllëzuara dhe piktoreske të Razmës. Në mbërritje u zhvillua një shëtitje të vogël në për njohjen e mjedisit dhe zgjedhjen e vendin ku do qëndrohej. Gjatë ditës u zhvilluan mjaft lodra të ndryshme si futboll, loja me shami, kukamfshtehti dhe lojëra me top. Në kohën e drekës, u konsumuan ushqimet që qendra dhe fëmijët kishin marrë me vete. Mbas pushimit, në pasdite u organizua një tjetër shëtitje me fëmijët të shoqëruar nga stafi i qendrës dhe në kthim u organizua shpërndarja e fëmijëve nëpër shtëpitë e tyre.

Ditët në bregun e liqenit.

Dita e dytë e kampit u realizua në bregun e liqenit. Në fillim u bë sistemimi i vëndit në përshtatje me nevojat e fëmijëve dhe u ngrit çadra. Fëmijët bashkë me stafin luajtën në bregun e liqenit me lodrat e tyre dhe njëkohësisht merrnin rrezet e diellit. Futja në ujë u bë e organizuar në grupe dyshe të shoqëruar nga stafi i posaçëm i qendrës. Qëllimi ishte që, ndërkohë që fëmijët prisnin rradhën, duke parë bashkëmoshatarët e tyre që loznin në ujë tu largohej frika që shfaqën disa prej tyre. Mbasi u konsumua dreka dhe një pushim i shkurtër për fëmijët, u bë kthimi dhe shpërndarja nëpër shtëpitë e tyre. Kështu vazhdoi edhe për dy ditët e tjera. Ditën e fundit të kampit, përveç veprimtarive dhe lojrave të programuara për tu zhvilluar me fëmijët, në kohën e drekës u ftuan edhe prindërit e fëmijëve, për të ndarë me ta eksperiencën e ditëve të kampit, si dhe u konsunua dreka bashkë me stafin dhe fëmijët e Qendrës Burimore Koplikt.{/AF}

{AG}fotokoplik{/AG}

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …