Në kuadër të projektit ”Shërbime për Fëmijët me aftësi të kufizuar”, Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLoAD), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Bashkinë Prrenjas, vazhdon takimi mujor i prindërve të organizuar në shoqatën MEDPAK, dega Prrenjas.
Pjesëmarrësit u njohën me të drejtën për arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara, realizimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe sherbimet fizioterapi e logopedi për një arsimim cilësor të tyre.