Thursday , April 24 2025

Takim në Librazhd, “Unë votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”

Sot më, 9 Prill 2019, në Librazhd, u zhvillua takimi midis anëtarëve të Këshillit të Bashkisë, përfaqësueseve të partive politike, përfaqësueseve të institucioneve në bashki me grupin e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe familjarë të tyre.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Unë votoj dhe kam të drejtë të dëgjohem”, financuar nga Lëviz Albania dhe zbatuar nga shoqata MEDPAK në shtatë Bashki të qarkut të Elbasanit.

Qëllimi i takimit kishte të bënte me nxitjen e pjesëmarrjes aktive të Personave me Aftësi të Kufizuar, në fushatën elektorale që po afron duke detyruar partitë politike që çështjen e Aftësisë së Kufizuar ta konsiderojnë në platformat e tyre elektorale.