Mbrojtja të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, është shoqatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse , që punon për realizimin e të drejtave të personave me aftesi të kufizuara,
Në kudër të gjithë ndryshimeve në fushën e zhvillimit të shoqërisë edhe për rritjen e shumëllojshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, shoqata MEDPAK kërkon vullnetarë në bashkitë Elbasan, Korçë, Librazhd dhe Prrenjas, në të cilat po punon.
Vullnetarët e përzgjedhur do të japin shërbime në institucionet arsimore në këto katër bashki
Kriteret që kërkohen për vullnetarët:
- Të ketë mbaruar ose te jete ne vazhdim të shkollës së lartë në degët: punë sociale, mësuesi, psikologji dhe ne studimet master të shkencave sociale ose te edukimit, mund të jenë edhe persona të dalë në pension apo nxënës të shkollës së mesme.(mosha nuk ka rendesi)
- Të ketë aftësi komunikimi të mira me personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit apo kujdestarët e tyre, të jetë kreativë kur punon apo i shoqëron ata .
- Të njohë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe të punojë për zbatimin e mbrojtjen e tyre nga cdo individ dhe institucion që i shkel ato.
- Të jetë korrekt dhe të respektojë kodin e etikës së shoqatës dhe protokollin e punës me personat me aftësi të kufizuara
- Të ketë vullnet dhe dëshirë për të rritur kapacitetet e veta profesionale ne fushën e aftësisë së kufizuar, pasi gjatë punës së tij si vullnetar do ti ofrohen trajnime në fushën e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara
Përgjegjësitë:
- Vullnetarët do të jenë në varësi direkte të koordinatorëve te MEDPAK në projektet që po zbatohen në këto bashki
- Do të asistojnë një ose disa persona me aftësi të kufizuar në shkollë, kopësht, cerdhe dhe në Qendrën komunitare apo në shtëpi .
- Vullnetarët sipas përzgjedhjes së tyre mund të japë shërbime në shkollë, kopësht, çerdhe dhe në Qendrën komunitare apo në shtëpi për personin me aftësi të kufizuara , i përzgjedhur nga ai ose kujdestari i tij.
- Gjatë kohës që do të jenë vullnetarë të pranë shoqatës MEDPAK do të marrin pjesë në gjithë trajnimet që organizohen nga MEDPAK në projekte të ndryshme.
Njoftimin mund ta shkarkoni këtu: MEDPAK kërkon vullnetarë (PDF)
Personi që dëshiron të aplikojë si vullnetar të dërgojë : një letër interesi dhe CV, duke shprehur qartë pse mendon se mund të jetë i përshtatshëm për të punuar vullnetarisht në shoqatën MEDPAK si dhe kohën që mund të punojë (sa orë në javë/muaj ) në adresën: info@medpak.al, deri ne daten 15 prill 2018.
Personat që do të përzgjidhen për intervistën me gojë do të njoftohen.