Saturday , June 28 2025

Ceremonia e Certifikimit ne trainimin “Drejt një jetese të pavarur”

Sot, me 19 shtattor 2017, u mbajt ceremonia e certifikimit te pjesmaresve ne tranimin: Jetesa e pavarur

Programi Jetesa e pavarur u siguron personave me aftësi të kufizuara zgjedhje, kontroll dhe liri të njëjta me të tjerët, kur është nevoja, nëpërmjet ofrimit të mbështetjes dhe të ndihmës, bazuar në zgjedhjen dhe aspiratat e vetë individit për nevojat e jetës së përditshme, përfshirë aksesin në strehim, transport, shëndetësi, kujdes social, arsimim, punësim dhe shërbime e mundësi të tjera, si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në të gjitha sferat e jetës, përfshirë jetën familjare, komunitare dhe qytetare. (Neni 5 i ligjit LIGJ Nr. 93/2014 PËR PËRFSHIRJEN DHE AKSESUESHMËRINË E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA)

IMG_0035
IMG_0031
21875527
19668054
MEDPAK me mbështetjen e znj. Ann Norris dhe nëpërmjet moduleve të dhuruara nga NCON, zbatoi gjatë  1 viti akademik një seri trajnimesh praktike me  një grup të rinjsh me aftësi të kufizuar me objektiv: Drejt një jetese të pavarur.

Çfarë përmban  moduli i trajnimit ?

Moduli “Pathways to Adulthood” (Rrugëtimi drejt moshës madhore) është ideuar për personat me vështirësi në të nxënë dhe atyre me aftësi të kufizuara për të rritur aftësitë e tyre për tu kujdesur për veten dhe për të qënë aktivë në shoqëri. Moduli përmban: njohuri matematike, njohuri të gjuhës shqipe dhe mënyrat e sjelljes,  që janë shumë të domosdoshme për ta në të ardhmen, të gjitha keto të realizuar përmes nje hapësire praktike.

Pjesemarres ne takim ishin perfaqesues te shoqerise civile nga Librazhdi, Korca, Elbasani, Tirana, perfaqesues te pushtetit lokal dhe prinder.
MEDPAK i falenderon qe na nderuan me pjesmarrjen e tyre.