Friday , April 25 2025

“Së bashku mund t’ia dalim! “

Ky eshte mesazhi qe MEDPAK ne bashkepunim me organzata te shoqerise civile e institucionet shteterore te Durresit percollen ne qytet permes nje marshimi publik. Profesioniste, prinder, mesues, femije e qytetare te Durresit marshuan ne qytet per te treguar besim, shprese e thirrje per ndjeshmeri me te madhe qytetare ndaj çeshtjeve qe prekin jo vetem femijet me autizem, por te gjithe ne si qytetare te ketij vendi.

Secili prej nesh eshte i ndryshem, secili prej nesh eshte sa i fuqishem aq edhe i kufizuar ne aftesite e veta, ndaj askush nuk mund te qendroje i vetem, askush nuk mund te realizoje i vetem potencialet e tij. Duke perkrahur njeri tjetrin te gjithe se bashku mund t’ia dalim te fitojme cdo beteje e te ecim perpara.