Në shkollën “Demir Gashi” në Peshkopi po zbatohet projekti “Krijimi i kulturave gjithëpërfshirëse” Ky projekt është ideuar dhe po zbatohet , bazuar në prioritetet e dala nga zbatimi i Indeksit të Gjithëpërfshirjes në këtë shkollë, në kuadrin e projektit Arsimimi i Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Edukim
Ne datën 27 mars me gjithë komunitetin shkollor nxënës, mësues dhe prindër u organizua panairi ushqimor “Gatime tradicionale të zonës” Askush në këtë panair nuk vuri re ndryshimet. Ata ishin të shumëllojshëm në gatime dhe të gjithë shijuan gatimet e njeri tjetrit, pa vënë re ndryshimet që kishin mes tyre.