Friday , June 27 2025

Qendër Komuntare në Librazhd (MEDPAK, Janar 2017)

“Vëmëndje, kujdes, vlerësim nevojash dhe shërbime cilësore, për një jetë dinjitoze për çdo fëmijë”.

MEDPAK në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd dhe World Vision nisin rrugëtim për ofrimin e shërbimeve të integruara për fëmijët dhe të rinjtë me aftvsi të kufizuar në Librazhd.

Qëllimi:

Të jepen në Qendër,  familje  dhe komunitet  shërbime të specializuara ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar me qëllim riaftësimin fizik dhe intelektual  të tyre për ti bërë të aftë për jetën .

do të shërbejë për:

  • Fuqizimin e prindërve
  • Fuqizimin kujdestarëve të fëmijëve me AK
  • Aftësimin për jetese të pavarur të fëmijëve me AK pas klasës IX
do të jetë e hapur për:

  • Mësuesit
  • Specialistë të AK
  • Komunitetin
  • Bashkëmoshatarët
STAFI:

  • Punonjës social / koordinator
  • Logopedist
  • Mjek për  fëmijët me  AK,
  • Psikolog,
  • Fizioterapist.
Nga Ceremonia e Inagurimit:

hapja-projekit2
16229706
hapja-projekit1
16229862

AKTIVITETET

  1. Vlerësim nevojash për cdo fëmijë me AK
  2. Hedhja në database dhe botimi i raportit të vlerësimit
  3. Trainim i prindërve
  4. Vizita në familje
  5. Botim i materialeve informues të dala nga takimet në komunitet
  6. Shërbime në Qendër Logopedi, fizioterapi, edukim, terapi zhvillimi , Vlerësim , informim dhe këshillim psikosocial
  7. Këshillim, Terapi për prindër e fëmije në Qendër dhe në familje nga specilistët që punojnë në Qendër dhe jashtë saj psikolog, mjek, fizioterapist
  8. Trajnim i komisionit të vlerësimit në Zyrën Arsimore

SHËRBIMET NË QENDËR

  1. Informim , trajnim dhe këshillim Psiko- Social për prindër dhe fëmijë
  2. Diagnostifikim dhe Vlerësim në ekip i nevojave arsimore të fëmijëve me aftësi të kufizuara  dhe vështirësi në të nxënë si dhe referim rasti për shërbime më të specializuara.
  3. Takime individuale dhe në grup me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë të tyre për ti fuqizuar ata si grup interesi me qëllim të mbrojnë të drejtat e fëmijëve të tyre.
  4. Vizita në familje dhe shërbime direkt fëmijëve me aftësi të kufizuara në familje dhe Qendër .
  5. Trajnim dhe aftësim i fëmijëve që mbarojnë arsimin e detyruar ose nuk arrijnë ta mbarojnë atë drejt një jetese të pavarur
  6. Aktivitete sociale dhe argëtuese për fëmijët  me aftësi të kufizuara duke përfshirë edhe bashkëmoshatarët e tyre.( gjatë vitit dhe kampe verore)
  7. Pajisja Qendrës me materiale didaktike dhe paisje ndihmëse për të ndihmuar në realizimi e një arsimi cilësor për fëmijët me AK që vazhdojnë arsimin e detyruar dhe për ata që kanë mbaruar aftësim për jetesë të pavarur.
PËRFITUESIT

450 fëmijë dhe 20 prindër:

  • Bashkia  Librazhd
  • Njësia Administrative Polis
  • Njësia Administrative Lunik
  • Njësia Administrative Orenjë
  • Njësia Administrative Steblevë
  • Njësia Administrative Hotolisht
  • Njësia Administrative Qendër

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …