Me mbështetjen e OSBE, në qytetin e Librazhdit, Qendra Ditore e fëmijëvë me Aftësi të Kufizuar, u pais me mjete didaktike bashkohore.
Krahas kësaj po zbatohet edhe aftësimi i 10 të rinjve, bazuar në programin “Rrugët për programe studimi të të rinjve”, i cili është ideuar për personat me vështirësi në të nxënë dhe atyre me aftësi të kufizuara për të zhvilluar aftësitë organizative, mënyrën e sjelljes, gjuhën shqipe dhe matematikën që janë shumë të domosdoshme për nje jetesë të pavarur në të ardhmen.
“Si të mbajmë pastër ambjentin dhe si të përgatisim një caj për miqtë tanë – këto kanë qenë disa nga aftësitë që të rinjte me aftësi të kufizuar që frekuentojnë Qendrën në Librazhd kanë mësuar gjatë këtyre diteve.