Friday , June 27 2025

TË GJITHË NË SHKOLLË

PËR TË REGJISTRUAR FËMIJËN NË SHKOLLË DUHET TË DORËZONI NË DREJTORINË E SHKOLLËS:te-gjithe-ne-shkolle

  1. Çertifikatë personale
  2. Vërtetim banor lagjeje
  3. Librezë vaksinimi
  4. Vërtetimin e vizitës tek okulisti
  5. Vërtetim nga kopshti që fëmija juaj e ka vazhduar kopshtin

Në rast se fëmija juaj ka nevoja të veçanta arsimore ju keni të drejtë të kërkoni nga drejtoria e shkollës ku e keni rregjistruar të vlerësojë nevojat arsimore të fëmijes tuaj në komisionin* e posaçëm te ngritur në Drejtoritë Arsimore.

Ju keni të drejtë:

  • Të bëheni pjesë e vendimarrjes në lidhje me çdo çështje që ka të bëjë me arsimimin e fëmijës tuaj.
  • Të jeni pjesë e komisionit të shkollës, i cili udhëhiqet nga psikologu për hartimin e planit edukativ individual për fëmijën tuaj.

te-gjithe-ne-shkolle2Bazuar në Ligjin për Arsimin parauniversitar për fëmijët me aftësi të kufizuara nr. 69/2012 date 21.6.2012 neni 65 thotë:

  • Përfshirja dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë është parësore.
  • Fëmijët me aftësi të kufizuara mësojnë sipas planit mësimor e programeve lëndore të zakonshme, të përshtatura për ta, ose sipas planit mësimor e programeve lëndore të individualizuara për ta.
  • Institucionet Arsimore iu sigurojnë mësues ndihmës dhe shërbim rehabilitues.
  • Bashkia iu siguron mjedise të përshtatshme të mësimdhënies sipas standarteve të parashikuara nga Ministria e Arsimit (përfshirë këtu infrastrukturën mjedisore të përshtatshme – rampa).
Shkarkoni broshurën në PDF (download broshure)

Lexo gjithashtu

Kerkese per oferte! Blerja e 30 koshere bletesh ne kuader te projektit “Punesimi i te rinjve ne vendlindjen e tyre – nje sfide per ne”

Shoqata SOEK-In ‘Qendra Rinore Librazhd’ në partneritet me shoqatën MEDPAK po zbatojnë projektin “Punësimi i …