Friday , April 25 2025

Qendra Burimore e Malësisë së Madhe: Shërbimi i vetëm, por i qendrueshëm, për fëmijët me AK

logosite-logoQëndra Burimore për fëmjië me Aftësi të Kufizuara në Koplik është ngritur si një bashkëpunim i Bashkisë së Malësisë së Madhe me shoqatën MEDPAK, me fonde të shoqatës “Childs Persepctive” në Hollandë.

Në vitin 2011 për një periudhë katër mujore u bë një studim për gjithë fëmijët me aftësi të kufizuar në rrethin e Malësisë së Madhe. Nga studimi doli që në vitin 2011 në gjithë njësitë vendorë të këtij rrethi janë 150 fëmijë me aftësi të kufizuar. Në këtë vit për këtë grup fëmijësh , por edhe për të rriturit me AK nuk kish asnjë lloj shërbimi në 7 njësitë vendore të këtij rrethi.

Qëndra filloi të funksionojë në maj të vitit 2012

Qëllimi i hapjes së kësaj Qendre ka qënë : Shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara me qëllim aftësimin e tyre për një përfshirje sa më të mirë dhe me dinjitet në komunitetin ku jetojnë,

Objektivat specifikë:

  1. Të ofrohen shërbime ditore për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara dhe të informohen prindërit e tyre për të drejtat e fëmijëve të tyre me aftësi të kufizuar;
  2. Të aftësohen fëmijët me aftësi të kufizuar të moshës 3-9 vjeç që të arsimohen në shkolla me bashkëmoshatarë të tyre dhe të rriturit me aftësi të kufizuar të aftësohen për t’u punësuar bazuar në aftësitë që ata kanë.
  3. Të ndërgjegjësohet komuniteti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe të punohet për krijimin e një komuniteti gjithëpërfshirës.
rtew
tfdfg
65ds
6r767

Në maj të vitit 2012 Qendra filloi nga puna me 1 punonjese sociale me kohe te plote dhe me nje psikologe me 10 ore pune ne jave. Qendra gjatë kësaj periudhe është frekuentuar nga 12 fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa nga viti në vit është rritur numri i personave me aftësi të kufizuar që marrin shërbim në këtë Qendër Burimore.

Gjatë gjithë këtyre viteve Bashkia Koplik, tashmë bashkia e Malësisë së Madhe ka kontribuar për qeranë e Qendrës dhe mirëmbajtjen e saj.

Në Janar të 2016, Qendra Burimore MEDPAK, me ndryshimet sipas ndarjes së re administrative, do t’i shërbejë gjithë rrethit të Malësisë së Madhe. Bashkia po merr masa qe me fondet e pavarura të buxhetit vendor të mbulojë një zonë më të gjerë me shërbimet që do të jepen në Qendër.

Transporti i vendosur me fonde të shoqatës Childs Perspective në Hollandë , ka lehtësuar e do të lehtësojë arritjen e Qendrës nga PAK edhe nga PAK që banonjnë në njësitë vendore Shkrel dhe Gruemirë.

Stafi Qendrës ka bashkëpunuar e do të bashkëpunojë në të ardhmen me gjithë shoqatat që punojnë për aftësinë e kufizuar , në veçanti me shoqatën The Door në Shkodër.

Burimi më i madh që kjo Qendër ka vazhdimësi është edhe puna vullnetare e shumë anëtarëve nga komunitei i Koplikut, studentë, prindër dhe nxënës të shkollës së mesme.

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …