Friday , June 27 2025

Botime: Manuale, broshura, postera, fletëpalosje

  • MANUAL: “Në ndihmë të ekipeve shumëdisiplinore, për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë”. (Nga Marina Ndrio dhe Zela Koka)
  • MANUAL: “T’i ndihmojmë fëmijët të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme”. (Nga Dr. Elida Cangonji Petersen dhe Marina Ndrio)
  • STUDIM: “Aftësia e Kufizuar dhe Parandalimi”, Qershor 2011 – Janar 2012 (Të dhëna nga Database)
  • BROSHURË: “Një shkollë për të gjithë” (“Save the Children Albania”)
  • BROSHURË: “Të njohim vështirësitë në të nxënë”. (Manual për MESUESIT)
  • BROSHURË: “Këshilla praktike në ndihmë prindërve të fëmijëve që paraqesin vështirësi në të nxënë dhe aftësi të kufizuara”. (Manual për prindërit, MEDPAK”, “Save the Children”, 2012)
  • BROSHURË: “Roli i Ekipit që harton dhe zbaton PEI brenda shkollës/kopshtit” (“MEDPAK”, “Save the Children”)
  • MANUAL: “Parandalimi i aftësisë se kufizuar nëpërmjet kujdesit për një shtatzëni te shëndetshme.” (Nga Anita Pilika. Psikiatre. 2011, Botimet “Vllamasi”)
  • POSTER: “Shtatzëni e shëndetshme, Fëmijë i shëndetshëm” (Projekti “Aftësia e kufizuar dhe Parandalimi”. 2012).
  • MANUAL: “Të njëjtat lojëra, të njëjtat buzëqeshje, Të kujdesesh për fëmijën me aftësi të kufizuar” (Manual për prindërit. Financuar nga BE, 2012, Botimet “Vllamasi”)
  • FLETËPALOSJE: “Aftësia e Kufizuar dhe parandalimi” (Projekt i “MEDPAK” dhe Poraka Nova-Maqedoni)

medpak5Të njohim vështirësitë në të nxënë

Materiali është një botim në kuadër të projektit “Arsimi gjithëpërfshirës – Kërkesë e Mijëvjeçarit të Ri – 2010”.

Projekt i zhvilluar nga Shoqata MEDPAK në partneritet me “Save the Children” (Programi për Shqipërinë) dhe DAR Korçë, Gjirokastër, Vlorë, si dhe nga njësitë e qeverisjes vendore në këto tre rajone. (Informacion për mësuesit, 2010)

medpak4Një sh­kollë për të gjithë

Projekti “Arsim gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara”Autorët kanë mbledhur disa nga praktikat më të mira të punës me këta fëmijë, për të përcjellë te lexuesit përkushtimin që kanë treguar mësuesit e kopshteve dhe shkollave të projektit në Tiranë, Berat, Librazhd e, së fundmi, edhe në Gjirokastër, Vlorë e Korçë, për të arritur rezultate.

Këshilla praktike

Të dish ç’do të thotë “Aftësi e Kufizuar” ndihmon të kuptohen prindërit e fëmijëve me AK dhe siguron që rregullat në institucionet që merren me mirërritjen e fëmijëve, ligjet dhe politikat të hartohen në përputhje me nevojat e tyre dhe të mos u krijohen barriera e kufizime duke mos u ofruar shërbime dhe duke mbajtur qëndrime negative ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.Manual për prindërit (2012)

medpak2T’i ndihmojmë fëmijët të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme

Çdo fëmijë është unik dhe çdo prind duhet të mësojë, të kuptojë, të respektojë, të mbështesë e të inkurajojë tiparet dhe aftësitë e secilit fëmijë.

(Në ndihmë prindërve për të adresuar disa prej problemeve që shoqërojnë fazat e zhvillimit të fëmijëve) Dr Elida Cangonji Petersen, Marina Ndrio (2012)

Lexo gjithashtu

Kerkese per oferte! Blerja e 30 koshere bletesh ne kuader te projektit “Punesimi i te rinjve ne vendlindjen e tyre – nje sfide per ne”

Shoqata SOEK-In ‘Qendra Rinore Librazhd’ në partneritet me shoqatën MEDPAK po zbatojnë projektin “Punësimi i …