Friday , April 25 2025

3 dhjetor 2014. “Dita Ndërkombëtare e Aftësisë së Kufizuar”

Në shkollën “Fadil Gurmani”, Elbasan, qeveria e nxënësve në bashkëpunim me MEDPAK, zhvilloi një aktivitet sensibilizues për ditën ndërkombëtare të aftësisë së kufizuar brenda dhe jashtë shkollës. Ata përgatiten mesazhe të thjeshta drejtuar 4 grupeve, prindërve, bashkëmoshatarëve, mësuesve të shkollës dhe komunitetit bazuar në kuptimin që ka për ta gjithëpërfshirja. Si pjesë argëtuese e këtij aktiviteti ishte edhe loja e engjëllit sekret, ku secili nxënës i bleu një dhuratë një nxënësi tjetër duke qenë engjëlli i tij sekret.

Ann-Norris
F-Gurmani
Pjesemarres
gjitheperfshirja

Në çdo pjesë të aktivitetit u angazhuan plotësisht nxënës me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë. U përfshinë gjithashtu nxënës nga komuniteti rom/egjiptian. Mesazhet e shkruara nga nxënësit së bashku me materiale për gjithëpërfshirjen, botime të MEDPAK dhe bashkëpunime me “Save the Children” u shpërndanë nëpër klasa, në komunitet, si dhe prindërve të shkollës.

Përfaqësues nga DAR, për ndjekjen e këtij aktiviteti, ishin kryetarja e Komisionit të DAR për AK, një psikologe dhe anëtarë të komisionit.

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …