Sub-grant nga shoqata Together for Life. Under EU-funded project: “Support Participation, Accountability and Civil society Empowerment” (SPACE) Reference number of grant contract: IPA III/2022/441-234/07
Projekti : Forcimi i Llogaridhënies për Vlerësimin Bio-Psiko-Social dhe Përfshirjes së Komunitetit të personave me aftësi të kufizuar.
Vendi i zbatimit: shtatë bashki në Qarkun e Elbasanit, Elbasan, Cerrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd, Belsh dhe Prrenjas
Kohëzgjatja: mars 7 mars 2025 – 6 shtator 2025 ( 6 muaj)
Buxheti : 7820 Euro
Qëllimi: Rritja e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve publike në procesin e zbatimit të vlerësimit bio-psiko-social, përmes përfshirjes aktive të prindërve, institucioneve dhe aktorëve të tjerë të interesuar, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Objektivat specifike:
- Identifikimi i sfidave dhe mundësive për përmirësimin e zbatimit të vlerësimit bio-psiko-social përmes organizimit të fokus grupeve me prindër dhe përfaqësues të institucioneve pergjegjese publike. Komisioni në ZVA, Komisioni biopsiko-social dhe drejtoria e shwrbimeve sociale nw bashki , (7 fokus grupeme prindwr dhe PAK dhe 7 fokus grupe me institucionet)
- Hartimi i një raporti analitik që adreson sfidat kryesore dhe ofron rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse, bazuar në gjetjet nga aktivitetet e projektit.
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së komunitetit përmes krijimit dhe publikimit të dy podkasteve mbi transparencën dhe rëndësinë e vlerësimit bio-psiko-social.
Projekti do të fokusohet në dy drejtime kryesore për të përmbushur qëllimin:
- Angazhimi dhe analiza për përmirësimin e zbatimit të vlerësimit bio-psiko-social:
- Organizimi i fokus grupeve me prindër dhe përfaqësues të institucioneve publike për të identifikuar sfidat dhe mundësitë në këtë proces.
- Hartimi i një raporti analitik që ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e transparencës dhe efektivitetit në zbatimin e këtij vlerësimi.
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së komunitetit:
- Prodhimi dhe publikimi i dy podkasteve që do të trajtojnë rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike, si dhe ndikimin e tyre në zbatimin e vlerësimit bio-psiko-social.