Friday , October 17 2025

Raport vjetor 2022

 

 

 

MEDPAK

 

 

 

 

 

Raport Vjetor

 

 

2022

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tiranë, 2022

 

SHKURTIME

 

AK…………….Aftesi te Kufizuara

AKI………….. Aftësi e Kufizuar Intelektuale

FSHDP………. Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Paaftësisë

KDPAK………. Konventa për të Drejtat e Persoanve me Aftësi të kufizuar

MASR………..  Ministria e  Arsimit, Sportit dhe Rinise

MEDPAK………Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara

PAK………….. Personat me Aftesi te Kufizuara

OKB…………. Organizata e Kombeve te Bashkuara

ZVA………….. Zyra Vendore Arsimore

 

 

Veprimtaria e organizatës është vullnetare, humanitare e bamirëse pa qëllime fitimi.

Qëllimi i saj është mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

MEDPAK punon me programe te mbështetura kryesisht nga donatorë të huaj dhe vendas si dhe në partneritet me organet e qeverisjes qëndrore e vendore.

MEDPAK është e njohur dhe e përfshirë me ndryshimet ekonomike dhe shoqërore, të legjislacionit në favor të personave me aftësi të kufizuar, miratimin e  Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Strategjisë së re të Shërbimeve Sociale, miratimin e Standardeve të Shërbimeve Shoqërore.

 

Gjatë punës ne lidhim marrëveshje me shumë bashki në vend, por një marrëveshje afatgjatë eshtë ajo me bashkinë Librazhd .

Bashkëpunimi me bashkinë Librazhd për dhënie shërbimesh në Qendrën Ditore për PAK Librazhd vazhdon prej 20 vjetësh.Këtë vit në dhjetor 2022 ne festuam sëbashku me një koncert të dhënë nga PAK në Qendrën Kulturore të qytetit.

Në këtë aktivitete u ndëruan me Certifikatë Mirënjohjeje nga shoqata MEDPAK dhe bashkia Librazhd, për kontributin e dhënë në këtë Qendër punonjësit e parë të saj: Lindita Qosja , Ligjerie Roci, Farie Kaca, Ferit Kaca, Fatmir Blloshmi, Mimoza Albrahimi dhe Spiro Hunci.

Bazuar në marrëveshjen që kemi me këtë bashki ne Qendrën Ditore për PAK jepen shërbime për 84 PAK, nga të cilët 38 marrin shërbimin e logopedisë, 30 shërbimin e fizioterapisë, 11 PAK ju jepet terapi zhvillimi, kurse 18 PAK punohet me pprograme për aftësimin për jetën.

Ne si shoqatë kujdesemi për ushqimin e 6 PAK ku prindërit paguajnë ushqimin që marrin kujdes ditor për fëmijët e  tyre. Ne kujdesemi për blerjet e ushqimeve dhe pagesat tek furnitorët.

Qendra ka një staf prej 9 personash profesionistë të cilët japin shërbime për 84 PAK.

Gjatë gjithë vitit 2022 MEDPAK ka punuar me projekte bazuar në objektivat e strategjisë të saj për vitin 2021-2026

 

Objektiva  të  MEDPAK për këtë periudhë njëvjecarë janë objektivat e hartauar në Strategjinë e MEDPAK për vitin 2021-2026

 

  1. Të fuqizojë degët e MEDPAK të ngritura në nëntë bashki dhe të synojë ngritjen e pikave të tjera fokale të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në bashki të tjera ku do të punojë me projekte.
  2. Të nxisë familjet, vetë personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetin për realizimin e të drejtave të tyre të mbrojtura nga legjislacioni shqiptar, sidomos të drejtën për shërbime të PAK mbi 19 vjec.
  • Të realizojë të drejtën për arsim të të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuar duke synuar të realizojë një arsim gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët.
  1. Të nxisë punësimin e personave me aftësi të kufizuara mbështetur në legjislacionin shqiptar.
  2. Të krijojë një komunitet gjithëpërfshirës me akses në infrastrukturë, shërbime, të drejta themelore për të krijuar modele të një jetese të pavarur.

 

Për objektivin e parë

Të fuqizojë degët e MEDPAK të ngritura në nëntë bashki dhe  të synojë ngritjen e pikave të tjera fokale të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në bashki të tjera ku do të punojë me projekte

Degët që  ne kemi për vitin 2022  janë Berat, Elbasan, Cerrik, Dibër, Librazhd , Peqin , Prrenjas, Durrës  dhe Korcë . Për ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve të këtyre degëve ne jemi mbështetur nga  Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas”, të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

 

Këtë vit ne kemi patur mbështetjen e Save the Children për informimin e prindërve me metodologjinë e vlerësimit bio-psiko-social dhe  kontrollet më të thelluara të dëgjimit që mund të kryejnë për bebet e tyre në Qendrën Audiologjike në QSUT dhe të sigurojnë një zhvillim më optimal për fëmijët e tyre, për një pjesëmarrje active në arsimin gjithëpërfshirës në 5 bashki: Durrës, Fier, Korcë, Tiranë dhe Elbasan.

 

Rekomandime nga këto takime kanë dalë:

  1. Të organizohen trajnime te herë pasë herëshme me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar, nga stafi pedagogjik, për tu njohur ata me nevojat dhe vështirësitë e fëmijës për arsimim.
  2. Mësuesit ndihmës sipas të gjitha rregullave të vendosura nga MASR , duhet të gjehen zgjidhje të menjëherëshme që mësuesit ndihmës të jenë të punësuar me kohë të plotë që të rrisin kapacitet e tyre për mësimdhënie me fëmijët me aftësi të kufizuar.
  3. Mësuesit ndihmës, prindërit të njihen me reformën e re të vlerësimit dhe të shikojnë se bazuar në këtë vlerësim cfar shërbimesh të tjera duhet të marrin fëmijët e tyre për arsim cilësor.
  4. Komisionet e vlerësimit në shkolla të planifikojnë informim të prindërve me reformat e reja në vlerësim dhe për një arsim cilësor.
  5. Komisionet në bazë shkolle të vendosin që mësuesit ndihmës të mos lëvizin nga viti në vit, kjo corienton fëmijën në shkollë.
  6. Për fëmijët që vlerësohen me ulje të ulët të dëgjimit të dërgohen për vlerësim në Tiranë , pastaj të hartohet plani PEI për ata
  7. Shkolla të hapë kurse që edhe prindërit të mësojnë gjuhën e shenjave
  8. Bashkia të bëjë vlerësimet në familje me qëllim që të shohë se cfar shërbimesh duhen shtuar për fëmijët me aftësi të kufizuar në dëgjim.
  9. Të shtohet shumëllojshmëria e shërbimeve pas shkolle në mënyrë që fëmijët me aftësi të kufizuar të mund të aftësohen për një punë në të ardhmen.
  10. Prindërit kanë nevojë të informohen sa më shumë me ndtyshimin e legjislacionit si është edhe reforma në vlerësim për aftësinë e kufizuar.

 

Në gusht të 2022 të kontraktuar nga World Vision ne hartuam një raport për :Vlerësim i situatës së Arsimimit të fëmijëve me Aftësi të Kufizuara pas moshës 12 vjeç, në bashkinë Librazhd.

Qȅllimi  Tȅ kuptojmȅ se cilat janë nevojat/mungesat e tyre më të mëdha në terma të shërbimeve gjatȅ arsimit tȅ detyruar dhe mȅ tej, që synojnë të zhvillojnë adoleshentët me AK drejt një jetese më të pavarur.

Në kuadrin e zhvillimit tȅ arsimit gjithȅpȅrfshirȅs duke filluar qȅ nga viti 1995 nȅ Librazhd ȅshtȅ  punuar qȅ asnjȅ fȅmijȅ me aftȅsi tȅ kufizuar tȅ mos ngelet jashtȅ arsimit tȅ detyruar. Njȅ numȅr jo shumȅ i madh ka vazhduar edhe mȅ tej arsimin e mesȅm edhe tȅ lartȅ, bazuar nȅ aftȅsitȅ qȅ kanȅ.

Bashkia Librazhd ka 23 shkolla tȅ arsimit tȅ detyruar ku arsimohen gjithsej 4031 nxȅnȅs prej tȅ cilȅve 1609 nȅ arsimin fillor, 1325 nȅ arsimin e mesȅm tȅ ulȅt , 887 nxȅnȅs nȅ arsimin e mesȅm tȅ lartȅ dhe 210 nxȅnȅs vazhdojnȅ arsimin me kohȅ jo tȅ plotȅ[1].

Pȅrsa i pȅrket arsimimit tȅ fȅmijȅve me aftȅi tȅ kufizuar nga 187 fȅmijȅ me aftȅsi tȅ kufizuar [2] 52 nxnȅs me AK [3] vazhdojnȅ shkollȅn prej tȅ cilȅve 8 nxȅnȅs janȅ nȅ arsimin e mesȅm tȅ lartȅ. Shifra e marrȅ nȅ ZVAP, ȅshtȅ numri i  nxȅnȅsve tȅ cilȅt vlerȅsohen nga komisioni multidisiplinor pȅr nevojat e tyre arsimore, por shumȅ fȅmijȅ tȅ tjerȅ me AK nuk janȅ tȅ identifikuar ga shkolla pasi nuk paraqesin vȅshtirȅsi nȅ tȅ nxȅnȅ pȅr  programin shkollor. Kȅta fȅmijȅ dhe tȅ rinj janȅ pȅrgjithȅsisht me diagnoza qȅ tregojnȅ sȅmundshmȅri tȅ ndryshme, por jo aftȅsinȅ e kufizuar intelektuale. Pra nȅ shkolla evidentohen vetȅm nxȅnȅsit me AKI, ose kur kanȅ aftȅsi tȅ kufizuar  tȅ cilat shikohen me syrin e lirȅ tȅ mȅsuesȅve.

Nȅ ZVAP Librazhd janȅ tȅ punȅsuar 413 punonjȅs mȅsimorȅ, prej tȅ cilȅve 9 janȅ mȅsues ndihmȅs dhe vetȅm 2 prej tyre janȅ  me kontratȅ tȅ pȅrherȅshme pune[4]

U organizuan fokus grupe me :punonjës arsimor direkt, me mësues dhe mësues ndihmës                 ( plotesuan në pyetsor onlne) dhe fokus grup dhe intervista me të rinj me aftësi të kufizuar të moshës 12-18 vjec.

Rekomandimet që dolën nga ky raport janë:

  1. Komisioni multidisiplinor i ngritur nȅ ZVA duhet tȅ pȅrcaktojȅ shkollȅn, klasȅn qȅ do tȅ ndjekȅ fȅmija me AK, duke pȅrcaktuar jo vetȅm objektivat pȅr PEI por edhe njȅ paketȅ ndihmȅse sipas nevojave tȅ nxȅnȅsit dhe shkollȅs ( mȅsues ndihmȅs, hapȅsirȅ zhvillimore, bazȅ materiale mȅsimore ekstra, aksesueshmȅri nȅ ambjentet shkollore)
  2. Trajnime tȅ komisionit nȅ ZVA dhe komisionet nȅ bazȅ shkolle pȅr njȅ vlerȅsim mȅ tȅ mirȅ tȅ nevojave tȅ fȅmijȅve pasi mbarojnȅ arsimin fillor dhe kalojnȅ nȅ arsimin e mesȅm tȅ ulȅt dhe arsimin e mesȅm i lartȅ, bazuar nȅ Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksionimit pȅr Fȅmiȅt dhe tȅ Rinjtȅ (KNF) .
  3. Komisioni i ZVA-sȅ duhet tȅ vendosin edhe kosto transporti jo vetëm për shkak të largësisë por edhe për shkak të aftësisë së kufizuar, ku përgjegjësia i ka ngelur vetëm prindërve për transport tin e fëmijëve për shkollë.
  4. Komisionet nȅ bazȅ shkolle nȅ partneritet me komsionin nȅ ZVA tȅ japȅ rekomandime pȅr cdo nxȅnȅs pȅr vazhdimin e arsimit ose kualifikimeve, pas mbarimit tȅ arsimit tȅ detyruar pȅr tȅ aftȅsuar tȅ rinjtȅ me AK pȅr jetesȅ tȅ pavarur
  5. Nȅ momentin qȅ njȅ nxȅnȅs kalon nga arsimi fillor nȅ arsimin e mesȅm tȅ ulȅt , ose nga arsimi i mesȅm i ulȅt nȅ arsimin e mesȅm tȅ lartȅ duhet qȅ gjithȅ mȅsuesit qȅ i japin mȅsim kȅtij  nxȅnȅsi tȅ marrin trajnimet e duhura nȅ lidhje me arsimimin e kȅtij nxȅnȅsi  nȅ njȅ  klasȅ gjithȅpȅrfshirȅse.
  6. Organizimi i aktiviteteve tȅ pȅrhershme nȅ arsimin e mesȅm tȅ lartȅ pȅr tȅ minimizuar stigmȅn ndaj personave me aftȅsi tȅ kufizuar dhe pȅr tȅ mirȅpritur cdo tȅ ri, me qȅllim ndryshimin e sjelljeve tȅ komuniteteve nȅ kȅto shkolla.
  7. Tȅ fuqizohet puna me prindȅrit e fȅmijȅve me AK, me qȅllim qȅ ata tȅ ndihmojnȅ fȅmijȅt e tyre se si tȅ arsimohen pȅr tȅ patur nje jetȅsȅ tȅ pavarur nȅ tȅ ardhmen.
  8. Bashkia tȅ marrȅ pȅrgjegjȅsitȅ e veta , tȅ cilat ja ngarkon ligji i pushtetit vendor dhe ligji i APU pȅr tȅ ngritur buxhetet qȅ i kȅrkohen pȅr arsimin e njȅ tȅ riu me AK nȅ arsimin e mesȅm tȅ ulȅt , duke fuqizuar shȅrbimet falas qȅ duhet tȅ jepen gjatȅ dhe pas shkolle, sepse si dolȅn edhe nga pȅrgjigjet e mȅsuesȅve shumica e familjeve tȅ fȅmijȅve me AK janȅ me tȅ ardhuar tȅ pakta.
  9. Ngritja e aktiviteteve tȅ reja nȅ qendren komunitare pȅr tȅ aftȅsuar tȅ rinjtȅ me AK drejt jetesȅs sȅ pavarur dhe punȅsimit
  10. Nȅ planet edukative individuale duhet tju kushtohet rȅndȅsi dhe duhet tȅ orientohet nxȅnȅsi nȅ drejtim tȅ kujdesit pȅr veten, drejt arsimit profesionalȅ   me qȅllim qȅ tȅ zotȅrojȅ njȅ profesion sipas aftȅsive qȅ ka.
  11. Statistikat e mbledhura nga ZVA duhet tȅ pȅrputhen me statistikat qȅ ka bashkia pȅr fȅmijȅt dhe tȅ rinjtȅ me AK dhe tȅ dallohen xnȅnȅsit qȅ arsimohen bazuar nȅ PEI.
  12. Tȅ paktȅn njȅ trajnim nȅ vit mȅsuesit duhet ta marrin pȅr arsimimin e nxȅnȅsve me AK dhe VN nȅ klasa gjithȅpȅrfshirȅse deri sa shkolla tȅ punojȅ bazuar nȅ parimet e gjithȅpȅrfshirjes.

Gjatë këtij viti në partneritet me organizatën rinore SOEK-in ne realizuam projektin me tematikë “ Punësimi i të rinjve në vëndin e tyre të lindjes – sfidë për ne”

Në projekt u organizuan takime me 150 të rinj, ku u përfshinë edhe ë rinj me aftësi të kufizuar, nga shkollat e mesme dhe të rinj nga  komunitetit me qëllim ti informonim ata dhe ti njihnim me nurimet natyrore dhe njerëzre që ka vendlindja e tyre .

Fillimisht u përzgjodhen 150  të rinj në 11 njësi vendore të bashkive Librazhd dhe Prrenjas nga mosha 15 deri në 30 vjec.

Në  10 shkollat e Arsimit të Mesëm të Lartë u organizua nga stafi i projektit ditë informacioni se si të rinjtë duhet të fitojnë shpirtin sipërmarrës duke menduar për punësimin e tyre në  të ardhmen , pranë familjes së tyre edhe kur të mabrojnë këtë arsim.  Për këtë aktivitet ne përzgjodhëm një ekspert i cili informoi të rinjtë rreth burimeve  natyrore për punësim të Librazhdit si dhe do të flaës rreth fuqizimit të shpirtit sipërmarrës. Pas këtyre takimeve stafi i  projektit do të përzgjedhë të rinjtë të cilët d të marrinn pjesë në trajnimet për punësim në të ardhmen.

Po kështu në këtë projekt u përzgjodhën edhe  30 të rinj të cilëve ju shpërndanë zgoje me bletë për të ti rritur në familjen e tyre.

Rezultatet që u arritën në këtë projekt janë :

  1. 100 nga 150 të rinjtë  kanë  njohur burimet natyrore që ka Bashkia Librazhdit dhe Prrenjasit dhe kanë  rritur kapacitet e tyre për sipërmarrjen
  2.  60% e të Rinjve  kanë rritur kapacitetet  për një punësim të denjë në vendlindje dhe nuk e shikojnë emigrimin sit ë vetmin punësim për të ardhmen.
  3. 70 të rinj kanë treguar aftësi të mira për sipërmarrjen dhe kanë përmirësuar shpirtin sipërmarrës duke organizuar vetë aktivitete ( guida turistike, mbrojtje të mjedist dhe mirërritje të bletës)
  4. 30 të rinjtë që kanë  tashmë edhe një koshere blete kanë rritur kapacitetet e tyre në mirrërritjen e bletës dhe kanë përmirësuar të ardhurat ekonomike në Familjen e tyre , duke menduar edhe për një punësim afatgjatë në këtë sector.
  5. Agjensia Kombëtare dhe Aftësive, zyra Vendore e Punësimit dhe bizneset  lokale  në  LIbrazhd ka rritur kapacitetet duke bashkëunuar me OJF Librazhd për të trajtuar problemet e papunësisë tek të rinjtë dhe të shikohen dhe  mundësitë  për punësim të denjë në vendbanimin e tyre  , duke zbulluar burimet natyrore dhe zhvilluar turizmin.

 

 

Në 2022 në bashkëpunim me Qendrën Ditore në projektin Shkëndiat ne si MEDPAK punuam për të trajnuar fëmijët dhe prindërit cështë siguria rrugore për të paramndaluar aftësinë e kufizuar e krijuar nga aksidentet rrugore

Qëllimi për mbledhjen e grupit të prindërve ishte për rritje e sigurisë në rrugë të fëmijëve gjatë frekuntimit të shkollës apo qendrave kulturore si dhe rritjen e kapaciteteve të tyre për të njohur dhe respektuar sinjalistikën rrugore.  Qyteti I Librazhdit përvec shkollave 9- të vjecare, shkollës së mesme ka edhe qëndrën për fëmijët dhe të rinjt me aftësi të kufizuara të cilët janë edhe më tepër të rrezikuar nga aksidentet rrugore.

Gjatë periudhës shtator- qershor në kryqëzimet pranë shkollave 9- të vjecare dhe të mesme në mëngjës qëndron policia rrugore e cila kujdeset për kalimin e prindërve me fëmijët e tyre.

Në takimet e mbajtura gjatë muajit Maj 2022 me prindër të fëmijëve të cilët janë pjesë e shkollave 9- të vjecare dhe të mesme në qytetin e Librazhdit, gjatë plotësimit të pyetësorit  kemi evidentuar disa shqetësime dhe pasiguri që ato kishin.

Nga takimet e mbajtur prindërit kanë shpreheur disa nga shqetësimet e tyre për fëmiëjt ku mund të përmendim:

Fëmijët e prindërve të cilët ishin pjesë në takim ishin kryesisht në grup moshën 06- 14 vjeç dhe 15- 18 vjeç. Fëmijët e grup moshës 06- 14 vjeç shoqëroheshin nga prindërit e tyre për të frekuentuar shkollën pasi prindërit shpreheshin që ishin të pasigurt për të mos i shoqëruar si pasojë e kalimit të rrugës nga njëra anë në tjetrën.

Për të përmirësuar situatën në rrugët e qytetit dhe për të rritur sigurin e fëmiëjve të tyre, grupet e prindërve fillimisht kanë kërkuar shtimin e stafit të policisë në rrugët e qytetit më tepër në kryqëzime dhe në vendet ku duhet të kalohet rruga nga njëra anë në tjetrën për të arritur në shkollë.

Disa nga prindërit janë shprehur që sëbashku mund të  dërgojnë kërkesë pranë zyrës së policisë bashkiake për shtimin e punonjësve të policisë në rrugët kyç të qytetit.

U organizuan mësime treguese me fëmijët se si të zbatojnë rregulloren për sigurinë në rrugë në partneritet edhe me policinë e qytetit.

 

Bazuar në objektivin e katërt:

Të nxisë  punësimin e personave me aftësi të kufizuara mbështetur në legjislacionin shqiptar ne zbatuam për një periudhë 6 mujore projektin “Ndryshimi është Vlerë” në bashkinë Elbasan , me fonde të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Rezultati i parë. Janë fuqizuar të rinjtë me aftësi të kufizuara lidhur me punësimin e tyre si nga ana teorike ashtu edhe praktike. Eshtë ndërtuar një model intervistimi për të identifikuar mundësite e punësimit ose orientimit drejt arsimimit ose formimit profesional.

Janë punësuar 10 nga 15 të rinj me aftësi të kufizuar të cilërt morën trajnimet e duhura gjatë kësaj periudhe . Gjithashtu janë orientuar PAK drejt arsimimit si dhe janë inkurajuar dhe mbështetur drejt hapjes së bizneseve të tyre

Të gjithë aktivitetet kanë ndikuar pozitivisht tek institucionet, organizatat dhe PAK.Institucioni i bashkisë ka marrë mesazhin që duhet të hartojë politika dhe të alokojë fonde në ndihmë të punësimit të PAK. Të gjithë administratorët socialë të bashkisë dhe të njësive administrative Elbasan janë informuar mbi legjislacionin avantazhues lidhur me punësimin e PAK. Këtë informacion mund ta përcjellin tek të gjithë PAK

Organizatat që kanë në fokus punën me AK si dhe organizatat e PAK janë informuar mbi legjislacionin dhe mund tua shpërndajnë të gjithë anëtarëve të tyre. Për fat të keq konstatojmë që edhe vetë shoqatat e PAK nuk e njohin sa duhet legjislacionin.

Disa biznese janë sensibilizuar mbi zbatimin e legjislacionit ne fushën e punësimit dhe puna duhet vazhduar më tej nga zyra e punës dhe inspektoriati i punës. Këto institucione do të forcojnë më tej bashkëpunimin me shoqatat e AK.

PAK përfitues të projektit por jo vetëm, shprehen se më parë mendonin që problemi i punësimit të PAK është vetëm i institucioneve, ndërsa tani mendojnë që edhe organizatat por edhe vetë PAK duhet ta njohin më mirë ligjin dhe të punojnë më shumë për rritjen e tyre arsimore dhe profesionale në mënyrë që të pë

rfitojnë nga të gjitha avantazhet që u krijon ligji për punësim..

 

Gjatë këtij viti është shtuar informacioni me degët e shoqatës nëpërmjet zoom. Janë organizuar 4 takime për të diskutuar rret rritjes së bashkëpunimit brenda anëtarëve të shoqatës dhe institucioneve lokale, bashkisë, ZAP-së dhe Zyrës së punës.

Shumica prej nesh u përfshinë edhe në trajnimin që organizoi Fondacioni Daën Sindome Albania për të rritur kapacitetet advokuese tek prindërit.

Anëtarësia e shoqatës në këto takime ka qenë më se e suksesëshme me pyetjet dhe diskutimet që kanë ndërhyrë në këto trajnime. Trajnimet u organizuan online dhe të  gjithë kanë mundësi të marrin pjesë.

Për vitin 2023 ne do të vazhdojmë përsëri punën bazuar në projekte por edhe në atë të rritjes së kapaciteteve të prindërve për të kërkuar të drejtat e fëmijëve ë tyre me AK.

Gjithashtu rekomandimet e nxjerra nga raportet e vitit 2021 ne do të punojmë për ti realizuar disa edhe gjatë këtij viti.

 

 

 

[1] Tȅ dhȅna tȅ marra nȅ ZVAP ,  Librazhd korrik 2022

[2] Tȅ dhȅna tȅ marra nȅ zyrȅn e shȅrbimeve sociale nȅ bashkinȅ Librazhd, korrik 2022

[3] Tȅ dhȅna tȅ marra nȅ ZVAP ,  Librazhd korrik 2022

[4] Tȅ dhȅna tȅ marra nȅ ZVAP ,  Librazhd  korrik 2022

Lexo gjithashtu

RAPORT 2 VJEÇAR – 2 YEARS REPORT