Me datën 26.09.2013, ne Qendrën Burimore MEDPAK, Koplik u organizua workshopi me tematikë:
“Këndvështrim i përgjithshëm i situatës së personave me aftësi të kufizuara, nevojës për fuqizimin e prindërve dhe organizimin e tyre në shoqata.”
Ky takim u organizua në kuadrin e projektit “ Partnerë për realizimin e një Arsimi cilësor në shkolla Gjithëpërfshirëse”, ku shoqata MEDPAK eshte mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë , SOROS.
Trajnimi synoi të fuqizojë shoqatat e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, për tu bërë pjesë e bordeve të shkollave, për një përfshirje dhe integrim të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimin e detyruar.