DONATOR:
“Childs Perspective”, Hollandë dhe Bashkia Koplik
QELLIMI:
Dhënie sherbimesh ditore për femije me aftësi të kufizuara dhe prindër të tyre si dhe informim i komunitetit dhe institucioneve për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
GRUPI I TARGETUAR:
Anëtarët e Shoqatës, Fëmijët me Aftësi të kufizuar, Publiku, Personat me nevoja të veçanta (fizike dhe psikologjike), Administrata vendore
SHERBIMI I OFRUAR:
Trainim, lehtësim procesesh, qëndër ditore, terapi dhe këshillim psikologjik.
PËRSHKRIMI:
“Qendra Burimore” është një projekt i MEDPAK për bashkinë Koplik dhe ka si qëllim mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, ndërgjegjësimin e prindërve dhe komunitetit, si dhe dhënien e kujdesit të specializuar për ta.
Qendra vizitohet çdo ditë nga 8 deri në 10 të rinj. Ata marrin pjesë në aktivitete të kujdesit ditor. Në pasdite, të rinjtë vijnë në qendër gjatë përgatitjes së detyrave të shtëpisë dhe marrin ndihmë shtesë për të mundesuar që të përfshihen në arsimin e përgjithshëm. Së fundi zhvillohen trainime, seminare dhe kurse për prindërit dhe mësuesit. Në muajit Korrik dhe Gusht, 2013, me mbështetjen e “Child’s Perspective”, Hollandë, u organizua një kamp veror me fëmijët e Qendrës Burimore MEDPAK, Koplik.
BAZA E TË DHËNAVE
Me porosi të Child’s Persective, MEDPAK ka krijuar një bazë të dhënash, që përmban detaje për të gjithë fëmijët me Aftësi të Kufizuara që banojnë në bashkinë Koplik, duke përfshirë edhe një një plan veprimi në ndihmë të tyre. Pjesë e projektit janë edhe specialistët e trajnuar nga Child’s Persective dhe MEDPAK, për ta përdorur këtë bazë të dhënash dhe për të dhënë kujdesin e nevojshëm.