Çdo fëmijë është si lulet e një kopshti që ndryshojnë nga tjetra, por në unitet e bëjnë botën një kopsht më të bukur. Ashtu dhe gjithëpërfshirja është një mënyrë për ta bërë botën më të mirë për secilin prej nesh!
Nese ne bashkohemi te gjithe, ky eshte vetem nje illim, nese vazhdojmë të qëndrojmë është një progres, por nëse punojmë të gjithë së bashku, padyshim që ky është një sukses. Të bashkojmë zërin tonë për të promovuar arsimin gjithëpërfshirës, të japim kontributin tonë për të mbështetur arsimimin e bashkemoshatareve tane me aftesi te kuizuara.
Gjithëpërfshrja është një e drejtë, jo një privilegj!
Qeveria e nxënësve duhet të vlerësohet dhe të mbështetet nga të gjithë. Mësuesit, drejtuesit e shkollës, prindërit dhe nxënësit, duhet të kuptojnë rëndësinë e qeverisë së nxënësve në shkollë si dhe peritimet qe ka gjithe komuniteti shkollor nga puna e mire e saj!
Mjedisi i shkollës përmirësohet kur nxënësit kanë idetë e tyre për të sjellë ndryshime dhe bashkëpunojnë me aktorë të ndryshëm për t’i realizuar ndryshimet. Komuniteti përmirësohet kur qeveritë e nxënësve angazhohen për çështje të ndryshme, perfshire edhe perkujdesjen ndaj nxenesve me aftesi te kuizuara të cilët kanë nevojë për ndihmë për të rritur vetëbesimin dhe në aftësitë e tyre.
Në kuadrin e projektit “Fuqizimi i kapacitetve të shoqërisë civile ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve me aftesi te kuizuara”, secila prej qeverive të nxënësve të shkollave “ Sul Misiri” Elbasan, shkolla 9-vjeçare Shushicë, shkolla 9-vjecare “Xhemali Plaka” Gostimë , shkolla “A. Leshnjaku” Bradashesh , shkolla 9-vjeçare Muriqan, kanë paraqitur mini-projekte të cilat janë mbështetur nga MEDPAK.