Për mjaft familje, një fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale konsiderohej si turp, e për rrjedhojë ky fëmijë është mbajtur mbyllur, larg komunitetit dhe ne mjaft raste larg mjeksisë. Kjo psikologji në forma pak më tolerante vazhdon të ekzistoje edhe sot. Kjo pasqyrohet edhe në trajtimin aspak profesional të kësaj problematike në median e shkruar dhe vizive.
Nga ana tjetër edhe shoqëria në një formë apo një tjetër, me indiferencën e saj e në disa raste me qëndrimet përçmuese, ka përkeqësuër akoma më shumë situatën e këtyre individëve. Grupe të tilla shoqërore kanë nevojë për një trajtim dhe shëbime shumëplanëshe me një shtrirje të zgjatur në kohë.
Ekzistenca e problemeve te tilla psiko-sociale tek femijet, por gjithashtu edhe mundësitë e pakta për ndihmë, sjellin domosdoshmerinë e vleresimit te nevojave te familjeve dhe vete personave me aftesi te kufizuara. Krijimi për herë të parë i një database bazuar ne nevojat e Personave me Aftesi te Kufizuara do të jetë një ndërmarrje e rëndësishme që do të ndikojë direkt në jetën sociale te vete Personave me Aftesi te Kufizuara dhe të komunitetit ne te cilin jetojne.