Pas aktiviteteve të planifikuara për realizimin e qëllimit të projektit, tashmë jane arritur të punësohen 11 gra në Fabrikën e Riciklimit, që vijojnë të punojnë rregullisht.
Të gjitha gratë e punësuara në këtë fabrikë janë pajisur me materiale mbrojtëse si maska, doreza dhe mbrojtëse të zhurmës gjatë kohës së punës. Në kuadër të takimeve informuese janë diskutuar me gratë edhe disa temat sociale si “Dhuna në familje”, “Arsimi i grave” dhe “Edukimi i fëmijëve”. Aspekt i rëndësishëm ka qenë krijim i marrdhënieve të shëndosha në skuadër, në mënyrë që të lehtësohet integrimi i tyre në punë.
Janë organizuar aktivitete të përbashkëta me gratë e punësuara në fabrikë, stafit të fabrikës, grave të tjera në pritshmëri për tu punësuar dhe komunitetit. Në këtë mënyrë biznesi dhe gratë e punësuara janë nxitur dhe motivuar për të krijuar një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në punë. Aktivitetet e përbashkëta kanë shërbyer dhe për një ndërgjegjësim të komunitetit jo vetëm për të ricikluar mbetjetet duke mbajtur pastër dhe ambjentin, por edhe për të ndryshuar mentalitetin nënvleftësues për të punuar në një fabrike riciklimi
Duke qenë se fabrika e riciklimit po has disa vështirësi dhe nuk mund të pranojë punonjëse të reja për një periudhe kohe, u kontaktua nga projekti edhe me një biznes të ri fasonerie, i cili është në hapat e para të fillimit të punës. U zhvilluan takime me drejtuesit e kompanisë për prezantimin e projektit dhe shkrimin e marrëveshjes. Në këtë fabrikë janë punësuar me kohë të plotë 17 gra.
Me gratë e punësuara janë zhvilluar takime diskutimi për mbështetjen e tyre si nga ana ligjore dhe sociale. Do të zhvillohen edhe takime të tjera rreth temave sociale dhe atyre të organizimit në punë