PËRFITUES
Grupet e synuara do të jenë:
- 26 gra te zonave rurale nga grupet e margjinalizuara dhe veçanërisht gra me aftësi të kufizuara, dhe gra që kujdesen për familjarë me aftësi të kufizuara te cilat do të mbështeten për gjetjen e punësimit.
- Rrjedhimisht 26 familje që do të rrisin të ardhurat.
- komuniteti që do të jetë më i ndërgjegjësuar në çështjet e barazisë gjinore, punësimit të grave dhe rreth çështjeve të mjedisit.
Në muajt e parë fokusi i projektit ishte:
- rritja ndërgjegjësimit të familjeve dhe komunitetit në lidhje me barazinë gjinore
- ndërmjetësimi me institucionet shtetërore dhe biznesin për punësimin e grave.
Aktualisht projekti po mbeshtet rreth 26 gra për të nxitur punësimin e tyre.
Janë zhvilluar takime formale dhe informale me institucionet shtetërore dhe biznesin e zonës me qëllim indetifikimin e grupit të grave përfituese të projektit. Si rrjedhojë janë identifikuar listat e grave në nevojë nga shtresa të ndryshme të popullsisë si: familjeve rome, egjiptiane, familjeve me gjendje ekonomike të dobet dhe familjet me persona me aftësi të kufizuar. Nënëshkrimi i marreveshjeve të mirëkuptimit midis Bashkisë Librazhd, Komunës Qendër, Shoqatës “Komuniteti egjiptian për Barazi dhe Integrim”, kompanisë “Toci” dhe Zyrës Arsimore Librazhd ka nxitur krjimin e një marredhenie bashkepunimi midis ketyre institucioneve shtetërore.
Janë zhvilluar një sërë trajnimesh me temë: “Të drejtat e grave”, “Kodi i familjes”, “Arsimimi gruas dhe fëmijës”. Këto trajnime kanë qenë shume informuese. – “Është hera e parë që mblidhemi dhe diskutojmë për këto tema – shprehet Vali, një nga përfitueset e këtij projekti”.
Në kuadër të informimit të komunitetit mbi të drejtat e grave është dizenjuar një fletëpalosje sensibilizuese. Po në kuadër të sensibilizimit është organizuar një aktivitet masiv për pastrimin e qytetit dhe për ndarjen e mbeturinave për riciklim, me shkollat 9 – vjecare dhe të mesme të qytetit të Librazhdit. Me një grup të rinjsh është zhvilluar edhe një vizitë në fabriken e riciklimit e cila ka patur si qëllim të njohë nxenësit me ciklin e riciklimit të mbetjeve të plasmasit
Realizimi i projekti ka sensibilizuar e nxitur institucionet për të menduar në mënyrë kritike dhe të fillojnë të marrin masa konkrete për punësimin e grave në nevoje. Nga listat e evidentuara nga bashkia dhe komuna si dhe nga vleresimit qe i është bërë grave dhe familjeve që përfitojnë nga ky projekt. është vërrejtur se niveli shume i ulet arsimor dhe gjendja ekonomike shume e dobët kanë vështiruar pjesmarrjen e grave nëpër takimet e organizuara. Pjesemarrje e ulët ka ardhur si pasojë e mosbesimit dhe humbjes së shpresës për punësim.