Friday , June 27 2025

“Mundësi të barabarta për të gjithë”

Shoqata “MEDPAK” në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimit Profesional Rajonal të Qarkut të Elbasanit, e mbeshtetur nga “World Learning” me fonde të USAID, gjatë vitit 2010 zbatoi projektin: “Mundësi të barabarta për të gjithë”

Kohëzgjatja e projektit : Mars 2010 – Shkurt 2011

Qëllimi i projektit:

Krijimi i nje komuniteti gjitheperfshires ne Qendren e Trajnimit Profesional Rajonal ne Elbasan duke trajnuar stafin dhe promovuar te drejten per punesim te Personave me Aftesi te Kufizuara duke realizuar aftesimin e tyre per pune ne Qendren e Trajnimit Profesional Rajonale ne Elbasan me qellim punesimin e tyre ne te ardhmen.

Objektivat e projektit :

  • Të ndërgjegjësojë stafin e Qendrës së Trajnimit Profesional Rajonal dhe komunitetin në tërësi në lidhje me të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në përgjithësi dhe të drejtën për punësim në veçanti, duke trajnuar 25 persona me aftësi të kufizuar më qëllim punësimin e tyre në të ardhmen.
  • Të ndërgjegjësojë stafin mësimdhënës të Qendrës së Trajnimit Profesional Rajonal për të njohur aftësitë individuale të çdo personi me aftësi të kufizuara me qëllim zhvillimin e aftësive bazë të tyre për punësim.
  • Të ndërgjegjësojë autoritetet e institucioneve lokale si Zyra e Punës, Drejtoria Arsimore Rajonale, Drejtoria e Qendrës së Trajnimit Profesional Rajonal Elbasan, në lidhje me të drejtën për punësim të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe krijimin e një klime gjithëpërfshirëse.

PËRSHKRIMI:

Puna për zbatimin e projektit synon të krijojë një klimë gjithëpërfshirëse në stafin e Qendrës së Trajnimit Profesional Rajonal, me qëllim jo vetëm njohjen e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar, por edhe t’i trajnojë ata bazuar në aftësitë që kanë për të punuar.

Ndërgjegjësim i prindërve dhe vetë personave me aftësi të kufizuar, se ata kanë aftësi për të punuar dhe në se ata marrin trajnime ne nje fushe te caktuar, ata mund te punesohen ne te ardhmen ne sektorin per te cilin jane trajnuar.

Bashkëmoshatarët e personave me aftesi te kufizuara qe marrin trajnim ne kete Qender mbajnë qëndrime mbështetëse dhe pranuese ndaj shokëve të tyre me aftesi te kufizuara, kjo ka qënë më e dukshme gjatë zhvillimit të kurseve te rrobaqepesise, duraluminit, kursit te mesimit te kompjuterit.

Stafi i MEDPAK, së bashku me specilalistet e fushes ndjekin në vazhdimesi gjithe ecurine traimimit duke dhene dhe instruksionet e duhur,mendimet dhe krijimin e nej ambienti miqesor dhe te pershtatshem per realizimin sa me te mire te ketij trainimi.

Ne kete projekt MEDPAK partner kryesor ka Qendren e Trajnimit Profesional Rajonale ne Elbasan, Drejtorine e shkolles se personave me aftesi te Kufizuara “Zera Jete” dhe Qendren Sociale Balashe, por stafi i projektit ka bashkepunuar ngushtesisht edhe me shoqaten e te verberve, shoqaten e tetraplegjikeve dhe Inspektoriatin e Punes ne rajonin e Elbasanit si grupe interesi per punesimin e Personave me Aftesi te Kufizuara

Punesimi mbetet një ëndër për personat me aftësi të kufizuara. Ligji ekziston dhe parashikon punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, “në 25 të punësuar, një duhet të jetë person me aftësi të kufizuara”, por nuk ka përcaktime apo akte nënligjore të cilat e stimulojnë zbatimin e ligjit për punësimin e këtij grupi.

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …