Thursday , April 24 2025

FTESË PËR OFERTA: NDËRTIM I 4 KATËR RAMPAVE

[ Përfunduar ]

MEDPAK në kuadrin e projektit “Më lejo dhe mundëso përfshirjen time”, projekt i cili po zbatohet në kuadrin e programit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor /ReLOaD” i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara, do të zhvillojë një procedure tenderimi të hapur për të kontraktuar firma ndërtimi, për ndërtimin e 4 katër rampave, në Labinot Fushë, Shushicë, Bradashesh dhe Papër.

Subjektet e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si më poshtë në adresën info@medpak.al, ose në zarf të mbyllur me postë, deri në datën 31.03.2019,
në adresën: Shoqata MEDPAK, Pallati 13, Rruga Qazim Murtini, Librazhd

Shkarko dokumentin Exel Worksheet për preventivat respektive të çdo rampe

Dokumentacion për çdo aplikues: 

  1. NIPT-in e subjektit
  2. Vërtetim që ska detyrime ndaj zyrës së tatim takasave
  3. Licencat aktive
  4. Formatin e ofertës bashkëlidhur kësaj thirrje

Shënim: Preferohen subjektet nga bashkia Elbasan.