Thursday , April 24 2025

Forcimi i kapacitetit të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve me AK në Shqipëri

img

“MEDPAK”, në partneritet me “Partner për Fëmijët” dhe “World Vision”, mbështesin procesin e integrimit dhe gjithëpërfshirjes në arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në rajonet e Elbasanit dhe të Dibrës, nëpërmjet projektit: “Forcimi i kapacitetit të Shoqërisë Civile për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri”

imgKy projekt mbështet nga Bashkimi Europian dhe do të shtrihet në një periudhë dy vjeçare: Qershor 2014 – Maj 2016. 

Në sajë të kësaj mbështetje, rreth 200 fëmijë me aftësi të kufizuara, të rajoneve të lartpërmendur, do të përfitojnë nga një arsimim më cilësor dhe në përshtatje me vecoritë e tyre individuale, duke u bërë pjesë e komuniteteve shkollorë të 10 shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në këto rajone.

Duke konsideruar pozitivisht arritjet dhe rezultatet e përftuara në fund të këtij projekti një numër i konsiderueshëm punonjësish arsimor, prindër, përfaqësuesë të pushtetit vendor, bashkëmoshatarë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe anëtarë të komunitetit do të rrisin dhe zgjerojnë kapacitetet dhe aftësitë e tyre për të përqasur praktika gjithëpërfshirëse, për të kontribuar aktivisht në zbatim të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara për t’u arsimuar në shkollat e arsimit bazë.10501987

Në fokus të punës për zbatimin e projektit do të jetë forcimi i bashkëpunimit të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara me aktorët e tjerë përgjegjës për arsimin gjithëpërfshirës, duke i konsideruar ata partnerë të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë proces.

Projekti synon të rrisë angazhimin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve arsimore, duke hedhur bazat e një netëorku ndërmjet të gjithë institucioneve që punojnë me fëmijët dhe për fëmijët. Ky projekt do të ndihmojë në krijimin e kushteve të përshtatshme, në mënyrë që çdo nxënës, përfshi edhe atë me aftësi të kufizuara, të zhvillojë kapacitetet e tij, përkrahë bashkëmoshatarëve, në kopshte e shkolla gjithëpërfshirëse.

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …