Saturday , June 28 2025

Veprimtari me rastin e 3 dhjetorit

MEDPAK – Veprimtari me rastin e 3 Dhjetorit, Dites nderkombetare te Personave me Aftesi te Kufizuara. 2015

Çështjet e përfshirjes : akses (qasje) dhe fuqizim për njerëz të të gjitha aftësive.
Nxënësit e shkollave Demir Gashi dhe Haki Stermilli në Peshkopi, 31 Korriku dhe Ali Metra Komsi në Burrel. Qemal Mici në Durrës, Fadil Gurmani dhe Vasil Belshi , Shtermen në Elbasan, Sevasti Qiriazi dhe shkolla Agimi në Maliq në Korcës, Balil Perlari në Orikum dhe Urani Rumbo në Gjirokastër në datën 3 Dhjetor Ditën Botërore për Personat me Aftësi të Kufizuara tërhoqën vëmëndjen e Komunitetit dhe pushtetarëve në bashkitë respektive për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe në vecanti për të drejtat e fëmijëve .

Durres 3 Dhjetor 2015 3
3 dhjetor 2015 Burrel
3 Dhjetor1
3 dhjetor Durres Q.Mici

Në deklaratat e tyre që ju drejtuan drejtueseve të institucioneve vendore ata i ftuan për të qenë pjesë mbeshtetese e iniciatives së tyre duke ju thënë:
Ju ftojmë të mbështesni dhe të krijoni mundësi për akses, fuqizim dhe gjithëpërfshirje të bashkëmoshatarëve tanë me Aftësi të Kufizuara.
• Të heqni gjithë ato barriera që pengojnë arsimimn e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
• Të hartohen plane individuale për arsim cilësor për cdo fëmijë
• Të ketë transport falas dhe të përshtatur për fëmijët me aftësi të kufizuara.
• Të vendosë në dispozicion të fëmijëve me Aftësi të Kufizuara materiale didaktike për të bërë të mundur zhvillimin e aftësive të secilit nxënës.
• Të sigurojë që mësuesit ndihmës për fëmijët me Aftësi të Kufizuara janë burimet kryesore në ndihmë të zhvillimit të një arsimi cilësor.
• Të ulë raportin mësues-nxënës, në mënyrë që mësuesit të mund të përqëndrohen në nevojat individuale të nxënësve

Bashkëmoshatarët tanë me aftësi të kufizuara kane sfida, që ju pushtetarët sëbashku me prindërit si qytetarë mund të kontribuoni në zbutjen apo zhdukjen e tyre.
Ne sëbashku mund ti themi PO GJITHËPËRFSHIRJES .

Lexo gjithashtu

Kerkese per oferte! Blerja e 30 koshere bletesh ne kuader te projektit “Punesimi i te rinjve ne vendlindjen e tyre – nje sfide per ne”

Shoqata SOEK-In ‘Qendra Rinore Librazhd’ në partneritet me shoqatën MEDPAK po zbatojnë projektin “Punësimi i …