PËR TË REGJISTRUAR FËMIJËN NË SHKOLLË DUHET TË DORËZONI NË DREJTORINË E SHKOLLËS:
- Çertifikatë personale
- Vërtetim banor lagjeje
- Librezë vaksinimi
- Vërtetimin e vizitës tek okulisti
- Vërtetim nga kopshti që fëmija juaj e ka vazhduar kopshtin
Në rast se fëmija juaj ka nevoja të veçanta arsimore ju keni të drejtë të kërkoni nga drejtoria e shkollës ku e keni rregjistruar të vlerësojë nevojat arsimore të fëmijes tuaj në komisionin* e posaçëm te ngritur në Drejtoritë Arsimore.
Ju keni të drejtë:
- Të bëheni pjesë e vendimarrjes në lidhje me çdo çështje që ka të bëjë me arsimimin e fëmijës tuaj.
- Të jeni pjesë e komisionit të shkollës, i cili udhëhiqet nga psikologu për hartimin e planit edukativ individual për fëmijën tuaj.
Bazuar në Ligjin për Arsimin parauniversitar për fëmijët me aftësi të kufizuara nr. 69/2012 date 21.6.2012 neni 65 thotë:
- Përfshirja dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë është parësore.
- Fëmijët me aftësi të kufizuara mësojnë sipas planit mësimor e programeve lëndore të zakonshme, të përshtatura për ta, ose sipas planit mësimor e programeve lëndore të individualizuara për ta.
- Institucionet Arsimore iu sigurojnë mësues ndihmës dhe shërbim rehabilitues.
- Bashkia iu siguron mjedise të përshtatshme të mësimdhënies sipas standarteve të parashikuara nga Ministria e Arsimit (përfshirë këtu infrastrukturën mjedisore të përshtatshme – rampa).