Friday , April 25 2025
fig

3 Qershor 2013 – 20 vjet “MEDPAK”

Vitet ‘90 kanë shumë kuptim për një vend të vogël siç është Shqipëria. Më në fund edhe ajo hyri në një erë të re, jo vetëm në erën e Demokracisë, por dhe në atë të respektimit të të Drejtave dhe Lirive te Njeriut. Në vetvete kjo ka rëndësinë e saj per kategoritë e shtypura e të diskriminuara, në një sistem stigmatizues siç ishte sistemi komunist.

Ishte plot domethënie për ata njerëz, të cilët ishin lënë mënjane apo braktisur në çdo drejtim të jetës. Për prindërit dhe familjet e tyre ishte hera e parë që dëgjonin se edhe fëmijët,  apo të dashurit e tyre mund të përfitonin njësoj në shoqëri.

Në një komunitet të vogël si Librazhdi, gjendeshin edhe dy prindër shume të interesuar për t’i krijuar fëmijës së tyre mundësinë për të marrë nga jeta maksimumin. Duke qenë mendje hapur dhe njëkohësisht të sfiduar nga rrymat e forta të ndryshimit që po përshkonin vendin, patën kurajon për të mbledhur prindër të tjerë dhe për të thirrur për herë të parë: -“Fëmijët tanë mund të gëzojnë të njëjtat të drejta, mund të përfitojnë njësoj nga shoqëria!

Kështu, më 27 Maj 1993, Zela dhe Nazmi Koka sëbashku me Ismet Bahiti, Enver Koci, Aqif Hoxha, Luan Poci dhe plot miq të tjerë, të ndihmuar nga Virgjil Nano, i dhanë hov një maratone të mbushur plot me sfida e pengesa, me synimin madhor të “Mbrojtjes së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”. Kjo maratonë u zyrtarizua në një formë më të strukturuar e quajtur MEDPAK (akronimi i “Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”).

figMegjithëse kanë kaluar 20 vjet, maratona vazhdon me të njëjtin vrull, plot me sfida të reja dhe arritje, duke qenë present tashmë në 8 Qarqe të vendit. MEDPAK nuk është e vetme në këtë maratonë, ne jemi mbeshtetur dhe bashkëpunojmë me Organizata Kombëtare e Ndërkombëtare si: “FSHDPAK”, “Ndihmoni Jetën”, “NHM” dhe “Save the Children”, “UNICEF”, “USAID”, “Soros Foundation”, gjithashtu nga Ambasada e Britanisë së Madhe, Ambasada Amaerikane,  Fondacioni “Vodafone Albania”, “Child’s Perpective Holland”, Delegacioni i BE-se dhe shumë të tjerë.

Në këtë përvjetor MEDPAK është e lumtur t’ju informojë se në daten 3 Qershor organizohet aktiviteti me titull: “20 vjet punë, përpjekje në mbrojtje të të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe krijimin e një jete më të mirë për ta”

Me shumë konsideratë dhe dashamirësi!

Kryetare e “MEDPAK”

Zela KOKA

Lexo gjithashtu

Kerkese per oferte! Blerja e 30 koshere bletesh ne kuader te projektit “Punesimi i te rinjve ne vendlindjen e tyre – nje sfide per ne”

Shoqata SOEK-In ‘Qendra Rinore Librazhd’ në partneritet me shoqatën MEDPAK po zbatojnë projektin “Punësimi i …