Projekti mbështetet nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, zbatuar nga IDM, financuar nga BE
Zbatuar në Bashkitë Belsh dhe Prrenjas
Në kuadër të projektit CIVILISC (Civil Society Instruments against Corruption) mbi mekanizmat anti-korrupsion, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga IDM (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim), janë zhvilluar në Prrenjas dhe Belsh , nga shoqata MEDPAK (Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar) takime në kuadirn e projektit “Të mësuarit e ligjit, nuk ushqen korrupsionin”
Në këto takime morën pjesë persona me aftësi të kufizuar, prindër të fëmijëve dhe të rinjve me Aftësi të Kufizuar dhe qytetarë në Bashkitë Prrenjas dhe Belsh.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte rritja e kapaciteteve të personave me Aftësi të kufizuar dhe prindërve të tyre për të kontribuar në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në nivel vendor.
Mekanizmi i zgjedhur për realizimin e këtij projekti është pikërisht bashkëpunimi i ngushte me personat me aftësi të kufizuar që më së shumti ndeshen me mungesë shërbimesh apo mundësi të vogla për të bërë të njohur nevojat e tyre dhe për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, në lidhje me politikat drejtuar atyre.
Gjate takimit të dytë u fol edhe mbi rolin e shoqatës për personat me aftësi të kufizuar dhe pjesëmarresit u shprehën mbi pritshmëritë dhe kërkesat e tyre kundrejt shoqatës.
Pas diskutimit dhe mbledhjes së ideve, kërkesave të identifikuara nga pjesëmarrësit për forcimin e rolit të tyre në bashkëqeverisje, u përzgjodh edhe një grup përfaqësues prindërish dhe persona me Aftësi të Kufizuar, të cilët do të shërbejnë si urë lidhëse për të ndermjetësuar më së miri interesat e personave me aftësi të kufizuar pranë njësive të qeverisjes vendore të Bashkive përkatëse.