Në vazhdimësi të zbatimit të projektit “Promovimi i të drejtave të fëmijëve dhe zhvillimi holistik i tyre”, projekt i cili zbatohet nga MEDPAK në partneritet me Save the Children, në datën 13 Qershor 2014 u organizua takim me psikologët e shkollave të projektit me tematikë: Roli i psikologut në “Komisionin e institucionit arsimor të zakonshëm”
Në takim u diskutua për :
- Detyra të psikologut dhe udhëheqjen që duhet ti bëjë ai komisionit në bazë shkolle.
- Ngritja e komisionit në bazë shkolle ( në ato pak shkolla ku nuk është ngritur) për vlerësimin e nevojave arsimore të nxënënësve me aftësi të kufizuar dhe vështirësi në të nxënë dhe funksionimi i tij bazuar në Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar.
Në takim psikologët diskutuan për funksionimin e Komisionit, plotësimi i vlerësimeve dhe ndjekja e punës së nxënësve për një arsim cilësor të tyre.
Në takim u evidentua fakti se në 6 shkolla, nga 14 të përfshira në këtë projekt, nuk kanë psikolog dhe se mungon plotësisht punonjësi social.