Spoti do të ketë per qëllim informimin e komunitetit të gjërë të qarkuit të Elbasanit, por edhe të gjithë Shqipërisë. Ai do transmetohet në television sidomos dyjavëshin e fundit përpara zgjedhjeve.
Projekti “Unë votoj dhe kam të drejtë te dëgjohem“ i cili po zbatohet nga shoqata MEDPAK (Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara) me financim të “Leviz Albania”, synon që në të shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit të rritet ndërgjegjësimi nga ana e PAK për rëndësinë e votimit si shprehje e demokracisë reale. Në të gjithë qarkun 35 Agjentë për Ndryshim do të ngrenë kapacitetet e tyre lidhur me legjislacionin në fushën e zgjedhjeve dhe do të trajnojnë PAK apo familjarë të tyre rreth të drejtave dhe mënyrat e votimit.
Personat me aftësi të kufizuara duhet të marrin pjesë në mbledhjet e këshillave bashkiakë dhe takimet apo dëgjesa publike të organizuara në komunitet gjatë periudhës para-elektorale në mënyrë që të bëhen pjesë e vendim-marrjes.
PAK do të përfshihen në monitorimin e planeve sociale të bashkive dhe monitorimin e premtimeve elektorale te te zgjedhurve vendorë, për shërbime më të mira ndaj tyre.
Bashkitë dhe kandidatët për kryetar bashkie do të rrisin transparencën e tyre lidhur me shërbimet ndaj AK si dhe do të përfshinë në platformën elektorale këto shërbime të munguara.Shkarkoni Termat e References
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikimin e tyre deri më date 10 Nentor 2018 , në adresën e emailit: info@medpak.al