Thursday , April 24 2025

Seminar: QKPAK Peqin

Në datën 17.05.2013, në QKPAK Peqin, u zhvillua seminari psiko-edukativ me temë: “Çrregullimi i Spektrit te Autizmit”. Seminari u fokusua në disa çështje si transmetimi i njohurive rreth Autizmit, dhënie udhëzimesh dhe këshilla për prindërit e fëmijeve me këtë çrregullim, etj.

Në përfundim, nga pjesëmarrsit, prindër dhe specialistë të fushës, u zhvilluan diskutime dhe shkëmbime përvojash rreth kësaj teme, si dhe u vu theksi mbi disa paqartësi dhe nevoja për bashkëpunim. {AG}seminari-peqin{/AG}

“Të jesh prind i një fëmije me aftës të kufizuara, do të thotë të përballesh me vështirësi të rritjes e edukimit, probleme emocionale e sociale. Në një familje ku një fëmijë është me aftësi të kufizuara, vendoset në provë ekuilibri i raporteve mes familjarëve. Lidhur me këtë çështje, seminari i zhvilluar në QKPAK- Peqin, me prindër dhe anëtarë të familjes ku një prej fëmijëve është me aftësi të kufizuara, synoi të informonte dhe këshillonte prindërit në lidhje me “Çrregullimet e spektrit të autizmit dhe rolin prindëror”. Trajtimi i temave të tilla shoqërohet me diskutime dhe dilema të ndryshme si pasojë e problemeve që shoqërojnë jetën familjarë ku ka një fëmijë më aftësi të kufizuara.

Do të citonim fjalën domethënëse të Jean-Charles Juhel “Dje personat me aftësi të kufizuara i fshihnim: ishte një sëmundje e keqe. Sot ata jetojnë midis nesh me veçoritë e tyre. Nesër do t’i shohim për atë çka janë”

Dje prindërit ishin të izoluar. Sot ata janë të informuar e të bashkuar në shoqata. Nesër ata nuk do të kene nevojë të luftojnë për të drejtat ë fëmijës së tyre”

Dorjana Balli

Punonjëse Sociale. Kordinator Projekti në MEDPAK

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …