Në kuadrin e programit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)“, inicuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), me fonde të Bashkimit Europian (BE), shoqata MEDPAK po zbaton projektin me temë:
“Më lejo dhe mundëso përfshirjen time”
Projekti ka për qëllim: Të forcojë kapacitetet e rrjetit të shoqatave të prindërve në Bashkinë Elbasan, për tu bërë faktor veprues dhe ndikues në përfshirjen sociale të PAK në vendimarrje, duke fuqizuar shoqatat dhe grupet e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, të jenë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke dhënë modele për buxhetim nga bashkia për të realizuar disa nga të drejtat e mohuara të PAK-ve .
Telefoni me numër 068 257 8002 do të jetë gjithë kohën në dispozicion të komunitetit për pyetjet që do të ketë në lidhje me përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në çdo sferë të jetës në komunitet.
Objektiva të projektit:
- Ngritja e katër grupeve të prindërve dhe fuqizimi i tyre me qëllim që të jenë faktor në vendimarrjen lokale për të realizuar përfshirjen sociale të fëmijëve të tyre me Aftësi të Kufizuaraobjektivat dhe rezultatet e pritura të projektit
- Informimi dhe Ndërgjegjësimi i institucioneve dhe komunitetit të gjërë me të drejtat e PAK dhe të gjithëpërfshirjes sociale bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të axhendës 2030
Rezultate të pritëshme të projektit:
- Prindër të fuqizuar që njohin, dijnë të mbrojnë të drejtat e PAK dhe krijojnë modele gjithëpërfshirëse të PAK-ve në proceset vendimarrëse.
- Komunitet dhe institucione të informuar dhe ndërgjegjësuar me të drejtat e PAK dhe të gjithëpërfshirjes sociale bazuar në KDPAK dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të axhendës 2030
Vendi i zbatimit : Njësitë administrative në Bashkinë Elbasan Labinot, Shushicë, Bradashesh dhe Papërr.
Periudha e zbatimit të projektit : Nga Shtator 2018 deri Mars 2019 ( 7 muaj)
Për më shumë informacion rreth projektit ju mund te kontaktoni Z. Erjon Çapani nr. tel :067 442 9492, email: erjoncapani@gmail.com
ReLOaD: “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor”