Friday , April 25 2025

Projekt i ri me “Save the Children”

“Drejt një edukimi gjithëpërfshirës, për të gjithë fëmijët në moshë parashkollore në Shqipëri”

Çdo fëmijë është një vlerë jo vetëm për familjen e vet, por për gjithë shoqërinë – për mirërritjen e tij duhet kujdesi institucioneve dhe shoqërisë.

Vendi i zbatimit : Bashkia Elbasan dhe Bashkia Korçë
Kohëzgjatja : Korrik 2017 – Qershor 2020

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, MEDPAK nënshkroi marrëveshjen me Bashkinë Elbasan dhe “Save the Children” për zbatimin e projektit “Drejt një edukimi gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët në moshë parashkollore në Shqipëri” 

16
Projekti
Zbatimi i këtij projekti do të tregojë një model të ri të përfshirjes sociale jo vetëm në arsimin parashkollor por më të rëndësishmen, përfshirjen në komunitet të fëmijëve që vijnë nga shtresa vulnerabël të komunitetit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Me anë të zbatimit të këtij projekti do t’ju tregojmë të gjithë prindërve, stafit pedagogjik të institucioneve në kopshte dhe çerdhe, që duhet të kujdesen për zhvillimin e fëmijës që në ditët e para të tij, dhe qëndrat shëndetësore që në formimin e tij (në embrion), duke patur parasysh ndryshueshmërinë në çdo fëmijë.

  • Projekti do të ndërgjegjësojë dhe do të mbështesë shoqatat e prindërve dhe të tjera shoqata lokale për të advokuar për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve 0-6 vjec
  • Projekti do të realizojë identifikimin e hershëm të shqetësimeve në zhvillimin e fëmijës dhe do të monitorjë progresin e fëmijëve mbi bazën e planeve të zhvillimit individual të tyre. Projekti gjithashtu parashikon të zbatojë IDELA (Instrumenit për matjen e zhvillimit të fëmijëve (3-5/6 vjec në aspektin motor, konjitiv, të zhvillimit gjuhësor dhe matematikor dhe socio-emocional)
  • Bashkëpunimi midis institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e fëmijëve, është një prioritet tjetër i këtij projekti, me qëllim ngritjen dhe dhënien e shërbimeve të përshatëshme dhe të aksesueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara duke rritur kapacitetet e stafeve mësimdhënëse dhe shëndetësore.
  • Gjatë tre viteve të këtij projekti do të bëhet informimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit dhe më gjerë, për të drejtat dhe shërbimet cilësore që duhet të ngrihen për fëmijët 0-6 vjec me qëllim që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga shtresat vulnerable të komunitetit, të marrin shërbime cilësore dhe të zhvillojnë potencialet e tyre.