Thursday , April 24 2025

“Një botë ndryshe”, Buletini 3

Në fund të vitit të dytë të projektit “Edukimi Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri” (Korrik 2014 –Qershor 2016)medpak16

Projekti “Edukimi Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri” shtrihet në periudhën tre vjeçare (Korrik 2014- Qershor 2017) dhe synon krijimin e aksesit dhe arsimimin në shkolla gjithëpërfshirëse të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe vështirësi në të nxënë në shtatë rajone të Shqipërisë: Gjirokastër; Korçë; Elbasan; Durrës; Burrel; Peshkopi dhe Vlorë. Ky projekt financohet nga Kooperacioni Italian i Zhvillimit/Ministria e Jashtme Italiane dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me shoqatën Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK), Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) në Korçë, Elbasan, Durrës, Burrel, Peshkopi, Gjirokastër dhe Vlorë, si edhe me njësitë e qeverisjes vendore në këto rajone.

Projekti“Arsim Gjithëpërfshirës” ishte një nismë ambicioze, vizionare e bazuar në përqasjen e vlerësimit të aftësisë së kufizuar si një çështje e të drejtave të njeriut/ fëmijëve dhe me synim të qartë të realizimit të një procesi reformues të politikave, kulturave dhe praktikave ekzistuese. Përballja me realitetin e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, vlerësimi i shkollave speciale si alternativa më e mirë e arsimimit të tyre, kultura mbizotëruese e mospranimit të këtyre fëmijëve në kopshte e shkolla etj, ishin paralajmëruese të një pune sfiduese.

Ky projekt mbështetet në Objektivat strategjikë të MASH dhe qeverisë shqiptare për krijimin e një shkolle cilësore me synim krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Komuniteti shkollor nxënës, mësues dhe prindër po përfitojnë nga lehtësimi i punës për krijimin e shkollave dhe kopshteve gjithëpërfshirëse. Stafet e DAR-ve në: Gjirokastër, Korçë,Vlorë, Burrel, Durrës, Peshkopi dhe Elbasan kanë rritur kapacitetet e tyre në lidhje me ngritjen dhe funksionimin e komisioneve multidisiplinore, për vlerësimin e nevojave arsimore të nxënësve.

 

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …