MEDPAK organizon në Peqin, kampin veror me mbështetjen e ”Vodafone Albania Fondation”
Më datë 22 korrik 2013, fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët frekuentojnë Qëndrën Burimore MEDPAk në Peqin po argëtohen në kampin veror që po zhvillon veprimtarinë e vet në vendin e quajtur “Pylli i Pishave”. Në ditët e qëndrimit në këtë kamp fëmijët pushojnë dhe argëtohen duke u marë pjesë në lojëra të ndyshme, pjesëe programit të tyre të riaftësimit, dhe shëtitje në ajër të pastër nën kujdesin e personelit të specializuar të Qendrës Burimore, Peqin.
Në këtë kamping veror, të domosdoshëm për ta, përvçse një javë ndryshe, atyre u jepet mundësia që, me transport në dispozicion, të shijojnë bukuritë dhe freskinë e natyrës dhe ta kalojnë kohën në shoqëri mes tyre me aktivitete të larmishme e të shëndetshme për ta.
Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar në Peqin, do të realizojë edhe në të ardhmen, sa më shumë aktivitete të këtij lloji që ndihmojnë në zhdërvjelltësimin e këtyre personave.
Organizimi i këtij kampi veror u mundësua nga “Vodafone Albania Fondation”, për tu dhënë fëmijëve me aftësi të kufizuara në këto ditë të nxehta vere, pushim aktiv, argëtim dhe momente qetësie në freskinë e “Pyllit të pishave”, Peqin.
{AG}kampi{/AG}