Thursday , April 24 2025

Lançimi i “Planit Kombëtar të Mobilizimit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga çdo Formë e Dhunës”

Ne ambjentet e Ministrise se Mireqenies dhe Rinise u be lançimi i “Planit Kombëtar të Mobilizimit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga çdo Formë e Dhunës”posterianash

Mbrojtja e fëmijëve është detyrë e jona e përbashkët dhe parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve është prioriteti ynë. Gjatë viteve të fundit kemi punuar së bashku për të forcuar sistemin e mbrojtjes së fëmijëve drejt realizimit të të drejtave të tyre.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me partënerët kane ndërmarre një Plan Mobilizimi Kombëtar #UnëMbrojFëmijët me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri si dhe parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve.

Ky Plan do të zhvillohet gjatë periudhës 1 mars – 1 qershor 2016, megjithëse përpjekjet tona në drejtimin e forcimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve me aftesi te kufizuara do të vazhdojnë .
Ne kete periudhe një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përmirësimeve ligjore dhe politikave të reja që po hartohen me qëllim përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijeve.

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …