Wednesday , November 20 2024

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI

TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin
VENDI I ZBATIMIT : Bashka Belsh , Zbatuesi: Shoqata MEDPAK
BUXHETI: Buxheti total 1,269,600 Lekë Marre nga AMSHC 1,000,000 Lekë
Koha e Zbatimit: Qershor-Dhjetor 2024
Qëllimi : Ky projekt synon rritjen e mirëqenies së komunitetit të personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre nga një qeverisje lokale gjithëpërfshirëse duke përmirësuar aksesueshmërinë, heqjen e barrierave dhe kujdesin për shëndetin mendor të tyre.

OBJEKTIVA

Objektivi 1 : Të informojë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe të mbështesë nga ana psiko-sociale prindërit, vellezerit, motrat dhe ndihmësit personalë të tyre, duke dhënë këshillim psiko-social në grup dhe individualisht.
Objektivit 2 : Të vendoset nje numër telefoni, i quajtur “Telefoni mik” në dispozicion të familjarëve të Personave me Aftësi të Kufizuara për këshillim, mbështetje të tyre dhe referim të rastit në njësinë e vlerësimit në bashki dhe në Qendrën e shëndetit mendor Elbasan

AKTIVITETE:

Akt 1. Trajnimi i një grupi prej 12 personash, ku 5 të jenë prindër dhe 5 specialistë dhe 2 specialistë të zyrës së shërbimeve në bashki, për të ofruar këshillim psiko-social, ndërmjetësim familjar dhe terapi grupi.
Akt 2. Takime informuese me familjarë dhe persona me aftësi të kufizuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, sidomos të drejtën për të patur akses në të gjitha sferat e jetës në njësinë Belsh.
Akt 3. “Telefoni Mik” një numër telefoni do të vihet në dispozicion, që do të jetë aktiv për 6 ditë të javës, përfshi edhe të shtunën për PAK dhe familjet e tyre.
Akt 4. Takime cdo tre muaj me drejtorinë e shërbimit social në bashki për informim dhe vlerësim të situatës së shëndetit mendor të personave me AK dhe familjeve të tyre.

REZULTATET E PRITËSHME

12 specialistë dhe prindër do të jenë të mirëtrajnuar për të ofruar këshillim psikosocial dhe lehtësuar familjet dhe personat me aftësi të kufizuar.
Vetë familjarët e personave me aftësi të kufizuara do të rrisin vetëvlerësimin për të kërkuar ndihmë në kohën dhe momentin e duhur, duke qënë pjesë e grupeve të dëgjimit të ngritur nën kujdesin e psikologut apo punonjësit social.
Një “Telefon Mik “do të dëgjojë shqetësimet e prindërve dhe vetë PAK-ve dhe do ti referojë rastet në drejtorinë e shërbimit social në bashki dhe qendrën e shëndetit mendor në Elbasan
Bashkia ka 2 staf të trajnuar përsa i përket problemeve të aftësisë së kufizuar intelektuale, me qëllim përmirësimin e jetës së tërë komunitetit.

Lexo gjithashtu

Projekti “Punësimi i të rinjve në vëndin e tyre të lindjes – sfidë për ne”

AL: Shoqata SOEK-In në partneritet me shoqatën MEDPAK po zbatojnë  projektin  “Punësimi i të rinjve …