Termat e references [ Përfunduar ]
Ekspert, Monitorues i Planeve Sociale të Bashkive në Qarkun e Elbasanit
Titulli i Shërbimit | Monitorues i planeve sociale të bashkive dhe vendimeve të këshillave bashkiakë lidhur me aftësinë e kufizuar |
Vendi | Bashkitë e qarkut të Elbasanit (Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh, Gramsh) |
Organizata | MEDPAK (Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara) |
Kohëzgjatja | 17 dite |
Kontrata fillon në datën | 25 Tetor 2018 |
Afati i dorëzimit të materialeve | 17 tetor 2018 |
Informacion i përgjithshëm
Projekti “Unë votoj dhe kam të drejtë te dëgjohem“ i cili po zbatohet nga shoqata MEDPAK (Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara) me financim të “Lëviz Albania”, synon që në të shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit të rritet ndërgjegjësimi nga ana e PAK për rëndësinë e votimit si shprehje e demokracisë reale. Në të gjithë qarkun 35 Agjentë për Ndryshim do të ngrenë kapacitetet e tyre lidhur me legjislacionin në fushën e zgjedhjeve dhe do të trajnojnë PAK apo familjarë të tyre rreth të drejtave dhe mënyrat e votimit.
Personat me aftësi të kufizuara duhet të marrin pjesë në mbledhjet e këshillave bashkiakë dhe takimet apo dëgjesa publike të organizuara në komunitet gjatë periudhës para-elektorale në mënyrë që të bëhen pjesë e vendim-marrjes. PAK do të përfshihen në monitorimin e planeve sociale të bashkive dhe monitorimin e premtimeve elektorale te te zgjedhurve vendorë, për shërbime më të mira ndaj tyre. Bashkitë dhe kandidatët për kryetar bashkie do të rrisin transparencën e tyre lidhur me shërbimet ndaj AK si dhe do të përfshinë në platformën elektorale këto shërbime të munguara.
Qëllimi dhe shërbimi
Qëllimi i këtij shërbimi është monitorimi i planeve sociale dhe vendimeve të këshillave bashkiakë në lidhje me personat me aftësi te kufizuara. Në këtë monitorim do të marrin pjesë “agjentët për ndryshim” duke u dhënë mundësinë atyre për tu njohur me politikat afatmesme dhe afatgjata ne lidhje me aftësinë e kufizuar.
Përgjegjësitë e ekspertit të kontraktuar
- Experti i kontraktuar do të bashkëpunojë ngushtë me agjentët per ndryshim të të 7-të bashkive të qarkut të Elbasanit. Së bashku me ta ai do të punojë për monitorimin e planeve sociale në secilën bashki.
- Experti monitorues do të marri në shqyrtim vendimet e këshillave bashkiakë në lidhje me aftësinë e kufizuar si dhe realizimi i tyre në praktikë. Edhe në këtë detyrë ai do të bashkëpunojë me agjentët për ndryshim.
- Experti i kontraktuar do te hartojë raport monitorim- vlerësimi për secilën bashki.
- Experti gjatë gjithë kohës së monitorimit do të mbajë në kontakt të vazhdueshëm me shoqatën MEDPAK.
Materialet që do të përgatisë experti i kontraktuar.
- Raport lidhur me planet sociale në secilën bashki .
- Rekomandime, sygjerime dhe konkluzione lidhur me planet sociale të bashkive.
- Konkluzionet e vendimeve dhe realizimeve në praktikë të vendimeve të këshillave bashkiak në lidhje me aftësine e kufizuar.
Dokumentat dhe kriteret e kërkuara për aplikantin.
Dokumentacioni
- Nje letër interesi.
- CV duke theksuar ekspertizën në këtë fushë.
- Diplome ne shkenca shoqërore, administrim publik, drejtësi ose të ngjashme.
- Kostoja e punes duke perfshire dhe taksat.
Kriteret që duhet të plotësojë eksperti.
- Eksperience në fushën e aftësisë së kufizuar, minimum 3 vjet.
- Ekspertizë e ngjashme për grupet vulnerabël.
- Aftësi logjistike dhe planifikuese, shkathtësi për të lehtësuar negociatat me autoritetet lokale.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikimin e tyre deri më date 17 tetor 2018, në adresën e-mail: info@medpak.al