Friday , April 25 2025

Dita nderkombetare e personave me aftesi te kufizuara

3 Dhjetor- “Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara” Deklarata e MEDPAK – pdf
Motoja  e OKB-së për 3 Dhjetorin e këtij viti është: Çështjet e përfshirjes: qasje dhe fuqizim për njerëz të të gjitha aftësive.
Shoqata Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK) është një organizatë prindërish të fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, e cila ndër vite ka mbështetur zbatimin e të drejtës për arsimimin cilësor të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim, në bashkëpunim me partnerë dhe organizata të tjera që punojnë në këtë fushë.
Ndaj sot në ditën ndërkombëtare të personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata MEDPAK përcjell mesazhin dhe njëkohësisht apelin e saj.
Partnerët  tanë më të rëndësishëm në këtë proçes kanë qenë dhe mbeten prindërit e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara. Mbështetja dhe angazhimi i tyre është parakushti kryesor për realizimin e arsimit gjithë përfshirës.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mësuesit dhe punonjësit e shërbimit psiko-social, në të gjithë institucionet arsimore ku mësojnë nxënës me nevoja të veçanta arsimore, që me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre bëjnë të mundur përfshirjen e nxënësve me Aftësi të Kufizuara  në proçesin mësimor.
Bashkëpunëtorët tanë më të mirë kanë qenë nxënësit e tjerë, bashkëmoshatarët e fëmijëve me Aftësi të Kufizuara dhe pa dyshim komuniteti me qëndrimin dhe kontributin e tij.
Ky proçes nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin dhe përfshirjen e DAR, veçanërisht DAR e rajoneve: Burrel , Durres, Dibër,  Elbasan, Gjirokastër, Korçë, dhe Vlorë. Në  këto rajone Shoqata MEDPAK  në bashkëpunim me organizatën “Save the Children” dhe me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Italiane janë duke zbatuar projektin: “Edukimi Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri”  i cili synon arsim cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara , bazuar në aftësitë e tyre.
Pavarësisht këtyre arritjeve ende shumë fëmijë me Aftësi të Kufizuara përballen me  barriera që  i mbajnë ata larg bankave të shkollave  dhe bashkëmoshatarëve  të tyre.
Ndaj apeli ynë sot ju drejtohet, politikëhartuesëve dhe politikëzbatuesëve, njësive të qeverisjes vendore dhe të gjithë institucioneve të tjera që në një mënyrë apo në një tjetër pengojnë sigurimin e aksesit të barabartë për të gjithë fëmijët në arsim.
Ne do të vazhdojmë të lobojmë e advokojmë me ndihmën e të gjithëve ju, në mënyrë që edhe nxënësit me Aftësi të Kufizuara të ndjehen anëtarë të vlefshëm të komunitetit shkollor e më gjerë, por ka ardhur koha që çdo individ, institucion, agjensi etj të jetë kontribues aktiv në mbështetje të proçesit të gjithëpërfshirjes në arsim të fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.
Thuaji PO Gjithëpërfshirjes
hkuiyiuy

Rreth MEDPAK

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …